VIDEO/Aksioni për arrestimin e trafikantëve shqiptarë në Uells

VIDEO/Aksioni për arrestimin e trafikantëve shqiptarë në Uells

151
0
Shares

Një bandë shqiptarësh, që trafikonin kokainë në Uellsin jugor, janë shpallur fajtorë nga gjykata britanike, e cila i ka dënuar me burg.

Një shqiptar, pronar i një lokali të njohur nate në Kardif, së bashku me 4 anëtarë të një grupi kriminal të përfshirë në shitjen e kokainës, me vlerë 1 milion stërlina, janë gjetur fajtor nga gjykata “Neëport Croën Court” në Uells.

Sipas portalit BBC në krye të këtij grupi kriminal ishte Fatos Hasa, pronar i lokalit “Lab 22”, të cilit iu kapën 3 kg kokainë dhe 7 kg Kanabis.

Rreth 50 oficerë policie morën pjesë në operacionin e koduar “Operation Bounty” në mars dhe prill 2015 për arrestimin e këtij grupi kriminal.

Hetimet për kapjen e bandës zgjatën plot 7 muaj.

Fatos Hasës 32 vjeç iu sekuestruan në llogarinë bankare 147,000 stërlina.

Gjatë procesit gjyqësor ai pranoi akuzat për konspiracion në mbajtjen dhe shitjen e lëndeve narkotike dhe u dënua me 8 vite burg.

Anëtarët e tjerë të këtij grupi kriminal morën këto dënime:

Lorenc Hasa 29 vjec 5 vjet e 6 muaj burg;

Naldi Metaj 23 vjec, 5 vjet e 6 muaj burg;

Dardan Merdhoqi 24 vjec, 6 vjet e 6 muaj burg;

Sharif Omar 34 vjec, 3 vjet e 3 muaj burg;

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY