Ndotja në Durrës, ndalohet peshkimi dhe konsumi i produkteve të detit

Ndotja në Durrës, ndalohet peshkimi dhe konsumi i produkteve të detit

492
0
Shares

Qeveria ka urdhëruar ndalimin e peshkimit në zonën e ndotjes së detit në Durrës dhe kryerjen e analizave për produktet detare, në pritje të përfundimeve te analizave të ujit të ndotur. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti urdhëroi bllokimin e aktivitetit të peshkimit. Gjithashtu ai ka urdhëruar Autoritetin Kombëtar të Ushqimit të analizojë mostrat e peshqve dhe molusqeve. “Të merren mostra të peshqve dhe molusqeve në zonën e ndotur për analiza”, ka urdhëruar Panariti.

Në një lidhje telefonike për News24, ministri i Bujqësisë tha se situata e krijuar nga ndotja në Durrës është shumë e rëndë. Ai deklaroi se ka urdhëruar pezullimin e peshkimit në një sipërfaqe rreth 5 km linearë dhe se ndërkohë mostra të peshqve dhe molusqeve po i nënshtrohen analizave.

Lidhur me pastrimin e sipërfaqes së ndotur ai foli për dy mundësi; nëpërmjet përdorimit të tamponëve ose përdorimit të tretësve organikë për zbërthimin e naftës.

“Ndotja në bregdet është shumë e rëndë. Mund të ketë masa të ndryshme për kufizimin e vendit të ndotjes. Mund të vendosen copa sfungjeri për heqjen e naftës. Duhet parë më kujdes edhe për përdorimin e ndonjë tretësi organik për të zbërthyer naftën. Jam i sigurt që organet përkatëse të Ministrisë së Mjedisit po i shikojnë të gjitha këto opsione. Kryesorja të identifikohet burimi i ndotjes dhe të vihet para përgjegjësisë penale ndotësi”, deklaroi Panariti.

Verifikimi ka filluar me anijet që ndodhen në radë. Nga të dhënat e para nuk rezulton që nafta të jetë derdhur prej tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY