Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOSJA/ Prokuroria zbardh rrethanat: Ja si u vra Enton Nikaj në Linzë

15/11/2015
DOSJA/ Prokuroria zbardh rrethanat: Ja si u vra Enton Nikaj në Linzë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Tiranës, gjatë seancës së sotme, ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, e cila është pranuar nga gjykata, për shtetasin Marsid Kuçana, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi e mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municionet” parashikuar nga neni 78-25 dhe 278/5  i Kodit Penal. Sipas prokurorisë, ky shtetas dyshohet  si një ndër personat e përfshirë në konfliktin e ndodhur në lokal “M….”, në Linzë, Tiranë, në datë 11. 11. 2015, nga e cila mbeti i vdekur shtetasi Enton Nikaj.
Nga veprimet e policisë gjyqësore, si edhe nga aktet e deritanishme hetimore, rezulton se të dyshuar për këtë ngjarje janë shtetasit: Mirsad Kuçana, Emiljano Tashi (aktualisht të arrestuar), si edhe persona të tjerë, për të cilët po kryhen veprimet e nevojshme proceduriale.
Ndërkohë, po vijohet me hetimin për të saktësuar plotësisht motivin e kësaj ngjarje.

Konflikti
Gjatë seancës së sotme gjyqësore, për caktimin e masës së sigurisë ndaj Marsid Kuaçanës, Prokuroria e Tiranës, në bazë të informacionit të siguruar deri në këtë fazë të hetimit, ka paraqitur disa të dhëna hetimore mbi ngjarjen.
Sipas prokurorisë, nga hetimet rezulton se shtetasit e dëmtuar, konkretisht viktima Enton Nikaj dhe Ismet Gaxherri, kanë hyrë në parkimin e lokal “Muraga”, në Linzë, mesditën e së premtes. Sapo kanë parkuar makinën, me të cilin kishin udhëtuar nga Tirana në drejtim të Linzës, janë drejtuar për në hyrjen e brendshme të restorantit. Pak para hyrjes, para këmbëve të tyre ka ndaluar automjeti tip “Mercedez”, nga i cili kanë zbritur katër persona. Nga ana e autoriteteve gjyqësore janë krijuar dyshime të arsyeshme se cilët janë këta persona që kanë zbritur nga mjeti.
Menjëherë, ndërmjet personave të dëmtuar nga ky konflikt dhe personave që kanë zbritur nga mjeti “Mercedez” ka pasur një shkëmbim bisede, e cila duket se ka qenë e tensionuar. Pas një shkëmbimi të shkurtër fjalësh, njëri prej personave që ka zbritur nga mjeti ka nisur të godasë me grushte shtetasin Enton Nikaj. Në këtë moment, dy prej shoqëruesve të agresorit kanë mbajtur në duar mjete, të cilat krijojnë dyshimin se janë objekte luftarake, tip pistoletë.

Vrasja
Në vijim të sqarimit të rrethanave të konfliktit, prokuroia ka bërë të ditur se, në këtë moment, ka ndërhyrë me qëllim për t’i ndarë shtetasi Ismet Gaxherri, i cili shoqëronte viktimën e mëvonshme, EntonNikaj. Menjëherë, personat agresorë kanë goditur me pjesën fundore të pistoletës, shtetasin Gaxherri, i cili është rrëzuar në tokë, i gjakosur.
Më pas, veprimet e dhunshme kanë vijuar mbi shtetasin Enton Nikaj. Brenda pak çasteve, agresorët kanë hipur në mjet, ndërkohë që shtetasi Nikaj ka qenë i shtrirë në tokë, i qëlluar me armë zjarri në pjesën e qafës, i cili kishte pësuar vdekje të menjëhershme.
Në vijim të dinamikës, disa persona që gjendeshin në atë moment në vendin e ngjarjes kanë tentuar të afrohen për të shuar konfliktin, si edhe për t’i dhënë ndihmën personit të shtrirë në tokë, por njëri prej personave agresorë, i ka bllokuar, duke i frikësuar me armë. Ky person, pasi ka hipur në mjetin me të cilin kishin ardhur, ka dalë sërish, në kërkim të një objekti në tokë (ka dyshime se po kërkonte gëzhojën e plumbit me të cilin ishte qëlluar viktima Nikaj).
Në pak çaste ka kërkuar për këtë objekt dhe, pasi nuk e ka gjetur, ka hipur sërish në mjet, ku gjendeshin edhe tre personat e tjerë që kishin zbritur fillimisht me të, duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përleshje në një servis makinash në Korçë, plagosen katër persona

Përleshje në një servis makinash në Korçë, plagosen katër persona

28/03/2026
EMRI/ Operacioni “Vendimi” në Tiranë, arrestohet 43-vjeçari i kërkuar nga Italia

EMRI/ Operacioni “Vendimi” në Tiranë, arrestohet 43-vjeçari i kërkuar nga Italia

28/03/2026
EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Rritet sërish çmimi i naftës dhe benzinës, vendimi i ri i Bordit të Transparencës pas presionit të ‘naftëtarëve’

28/03/2026
Mashtronte bizneset duke u prezantuar si inspektor shteti, arrestohet 26-vjeçari në Sarandë

Mashtronte bizneset duke u prezantuar si inspektor shteti, arrestohet 26-vjeçari në Sarandë

28/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përleshje në një servis makinash në Korçë, plagosen katër persona

Përleshje në një servis makinash në Korçë, plagosen katër persona

28/03/2026
EMRI/ Operacioni “Vendimi” në Tiranë, arrestohet 43-vjeçari i kërkuar nga Italia

EMRI/ Operacioni “Vendimi” në Tiranë, arrestohet 43-vjeçari i kërkuar nga Italia

28/03/2026
EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Rritet sërish çmimi i naftës dhe benzinës, vendimi i ri i Bordit të Transparencës pas presionit të ‘naftëtarëve’

28/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.