Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama në fshatrat që u përmbytën, të përmbyturit në protestë në Vlorë

17/11/2015
Rama në fshatrat që u përmbytën, të përmbyturit në protestë në Vlorë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në kohën kur kryeministri Rama zhvillonte një takim në fshatin Bishan të Novoselës, një grupim të rinjsh kanë mbajtur një protestë përpara Bashkisë së Vlorës.

Lëvizja qytetare “Për Vlorën” në listën e kërkesave të shkruara në pankarta ka vënë në vëmendje ato që lidhen me ekonominë, punësimin dhe mbrojtjen e territorit.

Në protestë kanë marrë pjesë banorë nga zonat e përmbytura në tetor të këtij viti në qytet, të cilët kanë apeluar për më shumë përgjegjshmëri.

“Leli, dil në punë”, apo “Na lini të jetojmë në Vlorë”, “Nuk duam të ikim emigrantë”, kanë qenë disa nga parullat e përdorura në këtë protestë të parë qytetare pas zgjedhjeve të 21 qershorit, kur socialisti Leli mori detyrën.

Ndërkohë Rama po zhvillonte takimin në Novoselë gjatë të cilit ka theksuar se qeveria e tij i ka mbajtur premtimet për kompensimin e dëmeve.

“Pjesa e fundit e angazhimit tonë është në rrugën e realizimit të plotë të saj. Ne u kthyem të dëmtuarve 100 për qind çdo kokë bagëti e çdo kokë pulë. Mundësuam edhe marrëveshjet për kreditimin me bankat. Ne u angazhuam me BE-në, që pranoi kërkesën tonë për identifikimin e dëmeve dhe ofroi ndihmë”, ka deklaruar Rama.

Në kuadër të pikave të reja të programit, shefi i qeverisë shqiptare ka nënvizuar se ato parashikojnë një seri ndërhyrjesh infrastrukturore që sipas tij do të garantojnë bërjen ballë të fenomeneve të natyrës në të ardhmen.

“Gjithashtu, ne do të dëmshpërblejmë financiarisht ata fermerë që humbën prodhimin e tyre, si dhe do të mbështesim rindërtimin e një sërë serash që u shkatërruan plotësisht”, ka shtuar Rama.

Ai ka bërë me dije se, plani i kabinetit të tij parashikon edhe një ndërhyrje për përcaktimin e saktë të kompetencave dhe përgjegjësive të pushtetit qendror dhe atij vendor në rast fatkeqësish natyrore.topchannel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Edhe sonte në Vlorë “Sonte do darkojmë në shtrat” nga teatri shëtitës i Londos

Edhe sonte në Vlorë “Sonte do darkojmë në shtrat” nga teatri shëtitës i Londos

28/03/2026
Përleshje në një servis makinash në Korçë, plagosen katër persona

Përleshje në një servis makinash në Korçë, plagosen katër persona

28/03/2026
EMRI/ Operacioni “Vendimi” në Tiranë, arrestohet 43-vjeçari i kërkuar nga Italia

EMRI/ Operacioni “Vendimi” në Tiranë, arrestohet 43-vjeçari i kërkuar nga Italia

28/03/2026
EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Rritet sërish çmimi i naftës dhe benzinës, vendimi i ri i Bordit të Transparencës pas presionit të ‘naftëtarëve’

28/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Edhe sonte në Vlorë “Sonte do darkojmë në shtrat” nga teatri shëtitës i Londos

Edhe sonte në Vlorë “Sonte do darkojmë në shtrat” nga teatri shëtitës i Londos

28/03/2026
Përleshje në një servis makinash në Korçë, plagosen katër persona

Përleshje në një servis makinash në Korçë, plagosen katër persona

28/03/2026
EMRI/ Operacioni “Vendimi” në Tiranë, arrestohet 43-vjeçari i kërkuar nga Italia

EMRI/ Operacioni “Vendimi” në Tiranë, arrestohet 43-vjeçari i kërkuar nga Italia

28/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.