Emiljano Tasho rrëfehet në gjykatë: Ja si e vrava Enton Nikajn

Emiljano Tasho rrëfehet në gjykatë: Ja si e vrava Enton Nikajn

67
0
Shares

Emiljano Tasho, 28-vjeçari që të mërkurën e kaluar vrau me një plumb 30-vjeçarin Enton Nikaj, në Linzë,  doli sot para gjykatës ku u njoh me masën e sigurisë, burg pa afat.
Me anë të avokatit mbrojtës, Tasho, që u arrestua të shtunën në zonën e Shkozës, e pranoi se e kishte qëlluar ai Nikajn. Por avokati tha se qitja me pistoletë është bërë në mënyrë të pavullnetshme dhe vrasja nuk mund të jetë me paramendim, siç thuhet në akuzën e Prokurorisë.
Tasho nuk foli vetë para trupit gjykues dhe çdo sqarim e bëri avokati mbrojtës në emër të tij. Qitja nga pistoleta ka ndodhur në kohën kur Tasho po godiste me qytën e saj, Ismet Gaxherin. Arma e krimit nuk është gjetur ende dhe pistoleta me silenciator që iu kap të shtunën, rezultoi se nuk ishte ajo me të cilën u krye vrasja.
Gjatë hetimeve Tasho ka pranuar edhe disa krime të tjera, si plagosjen e ndodhur në rrugën “Hoxha Tahsim” në muajin korrik. Me masën e sigurisë u njoh edhe Erjon Biraçi, 31-vjeçari që e strehoi Tashon. Por ai tha se nuk e dinte që miku i tij ishte në kërkim nga policia.
Pavarësisht këtij pretendimi ai do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve për akuzën e përkrahjes së autorit të krimit. Për vrasjen e Linzës janë në kërkim shtetasit Ervis Martinaj dhe Bujar Hasani, ndërsa në burg është edhe ish-polici Mirsad Kuçana.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY