Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HISTORIA/ I riu mashtron Antikorrupsionin, me 260 mijë lekët e policisë merr patentën me ryshfet

21/11/2015
HISTORIA/ I riu mashtron Antikorrupsionin, me 260 mijë lekët e policisë merr patentën me ryshfet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një 28-vjeçar nga Farka e Tiranës në pamundësi financiare për të paguar tek inspektorët e DRSHTRR, me qëllim marrjen me ryshfet të patentës në kategorinë “C”, ka vendosur të fusë në kurth specialistët e Antikorrupsionit pranë policisë së Tiranës. Historia e pazakontë ka për autor të riun Arjel Kodra, i cili nuk ka qenë në gjendje të paguajë për të marrë patentën shpejt dhe për pasojë i ka lindur në kokë të “kërkojë” para te Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku është paraqitur në ambientet e këtij institucioni duke kryer kallëzim penal për akuzën e korrupsionit kundër inspektorëve të DRSHTRR dhe instruktorit të tij, të autoshkollës H. Sula.
Arjel Kodra, u ka treguar specialistëve të Antikorrupsionit se zyrtarët e DRSHTRR dhe instruktori i tij i kërkonin para në këmbim të marrjes së patentës së kategorisë “C”, por një shumë financiare sipas tij i është kërkuar dhe për transferimin e dosjes së Arjel Kodrës nga Fieri në Tiranë.

Pagesa 260 mijë lekë
Të ndodhur përballë një kallëzimi që tregonte një rast korruptiv në drejtorinë e lëshimit të patentave Tiranë, specialistët e policisë së kryeqytetit kanë kërkuar bashkëpunimin e kallëzuesit Arjel Kodra. Ky i fundit ka rënë dakord të bashkëpunojë me policinë për të kryer veprimet stimuluese, për dhënien e shumë së parave tek instruktori i autoshkollës H. Sula dhe inspektorët e DRSHTRR. Nisur nga kjo situatë, specialistët e antikorrupsionit i kanë dhënë 28-vjeçarit shumën prej 260 mijë lekë (të vjetra), të cilat kanë dalë nga fondi i policisë së kryeqytetit, për të vijuar  hetimet ndaj këtij rasti korruptiv.
Pas marrjes së lekëve Arjel Kodra është hedhur në “sulm” duke paguar lekët tek inspektorët DRSHTRR dhe instruktori i autoshkollës. Të gjitha veprimet e tij janë monitoruar nga agjentët e policisë, ndërkohë që në trup 28-vjeçari Arjel Kodra ishte i pajisur me aparatin e përgjimit të bisedave mes instruktorit dhe inspektorëve. Lekët që u dhanë nga policia tek 28-vjeçari Arjel Kodra janë paguar për marrjen e patentës së kategorisë “C”, ku pas marrjes së kësaj patente i riu ka hyrë edhe në punë në një kompani.

Mori patentën, me lekët e policisë
Teksa i riu ka bërë pagesat dhe ka marrë patentën, ai u ka thënë policëve të Tiranës se nuk donte të bashkëpunonte më me ta. Kjo ka sjellë tërheqjen nga kallëzimi dhe ndryshimin e deklarimeve të tij.
Nga ana tjetër policia i ka kërkuar ti qëndrojë kallëzimit të parë, por 28-vjeçari tashmë kishte marrë patentën duke përdorur lekët e policisë dhe ishte tërhequr.
Nisur nga kjo situatë, policia e kryeqytetit kanë ngritur akuzën e “Kallëzimit të rremë” ndaj Kodrës dhe materialet ia kaluan prokurorisë së Tiranës duke shtuar se: “… Arjel Kodra nuk ka dashur të kallëzojë apo të bashkëpunojë për veprimtarinë kriminale por qëllimi ka qenë marrja e lejes së drejtimit, por ai ka përdorur vlerat monetare të shtetit siç edhe ka vepruar  më parë duke konsumuar në këtë mënyrë elementet e veprës penale të “Kallzimit të rremë” dhe “Deklarimit te rreme para oficerit të policisë gjyqësore…”.

Dënimi nga gjykata
Pas marrjes së çështjes nga prokuroria, Arjel Kodra është dërguar në gjykatë si i pandehur për dy akuza. Një javë më parë 28-vjeçari është dënuar nga gjykata e kryeqytetit me dy muaj burgim, por për shkak gjykimit të shkurtuar ky dënim është ulur me 40 ditë burgim.

(“Shqiptarja.com”)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Raporti i BTI së Soros e rendit Shqipërinë në krye të rajonit për demokracinë. Bertelsmann tall b*thën!

Raporti i BTI së Soros e rendit Shqipërinë në krye të rajonit për demokracinë. Bertelsmann tall b*thën!

28/03/2026
Rama mbledh qeverinë dhe grupin parlamentar, promovon sloganin molepsës.‘Punët e Shqipërisë” vetëm para zgjedhjeve

Rama mbledh qeverinë dhe grupin parlamentar, promovon sloganin molepsës.‘Punët e Shqipërisë” vetëm para zgjedhjeve

28/03/2026
Protestë e madhe e opozitës te Kryeministria dhe institucionet e përfshira në korrupsion

Paralajmërohet protesta tjetër e opozitës: Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Ramës

28/03/2026
Berisha: Vrapi ynë do të ndalet vetëm kur të kalojmë mbi kombet e tjera për rroga dhe pensione

Berisha: Vrapi ynë do të ndalet vetëm kur të kalojmë mbi kombet e tjera për rroga dhe pensione

28/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Raporti i BTI së Soros e rendit Shqipërinë në krye të rajonit për demokracinë. Bertelsmann tall b*thën!

Raporti i BTI së Soros e rendit Shqipërinë në krye të rajonit për demokracinë. Bertelsmann tall b*thën!

28/03/2026
Rama mbledh qeverinë dhe grupin parlamentar, promovon sloganin molepsës.‘Punët e Shqipërisë” vetëm para zgjedhjeve

Rama mbledh qeverinë dhe grupin parlamentar, promovon sloganin molepsës.‘Punët e Shqipërisë” vetëm para zgjedhjeve

28/03/2026
Protestë e madhe e opozitës te Kryeministria dhe institucionet e përfshira në korrupsion

Paralajmërohet protesta tjetër e opozitës: Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Ramës

28/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.