Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Deputetët e PS “mendojnë si për vete”, kundër rritjes së taksave dhe makinave luksoze

21/11/2015
Deputetët e PS “mendojnë si për vete”, kundër rritjes së taksave dhe makinave luksoze
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dje në Komisionin e Ekonomisë nga ministri Shkëlqim Cani është prezantuar paketa e re fiskale ku makinat me motor mbi 3000 kubikë do të taksohen si makina luksi. Ndarja e makinave luksi është kundërshtuar nga deputetët e komisionit.

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati dhe ata të opozitës kërkuan që të rishikohet ndarja që u bëhet makinave si luksoze. Ata kërkuan që ndarja të bëhet në bazë të çmimit dhe markave. Ministri i Financave shpjegoi se janë kryer konsultime të gjata edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar, por edhe nga FMN nuk është përcaktuar një ndarje si më e mira. Kreu i Financave shpjegoi se në vend regjistrimi i makinave është sipas cilindratit, në bazë të të cilit është bërë ndarja e taksimit.

Gjithashtu Bushati kërkoi që Financat të rishikojnë edhe një herë ndarjen që u bëhet makinave të luksit, duke sugjeruar që kjo ndarje të bëhet në bazë të çmimit. “Sugjeroj që ndarja e makinave të luksit të rishikohet. Në asnjë vend të botës nuk maten makinat luksoze në bazë të cilindratit. Ndarja duhet të rishikohet në bazë të çmimit, por edhe teknologjisë. Makinë luksoze mund të quhet edhe ajo që ka një cilindrat prej 2000 kubikësh. Prandaj ka ikur si koncept, teknologjia ka avancuar”. Ndryshimi i ndarjes së makinave luksoze u kërkua edhe nga deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho. Ai kërkoi që ndarja të bëhet në bazë të markës dhe të çmimit. Ministri i Financave shpjegoi se ndarja nuk mund të bëhet në bazë të markave të makinës, pasi çmimet e blerjes nëndeklarohen.

“Nuk është e mundur të bëhet sipas markave, pasi në vend çmimet nëndeklarohen. Prandaj e thjeshtuam përcaktimin e kategorisë dhe i dhamë këtë përcaktim. Me këtë lloj përcaktimi janë afërsisht 2,8 për qind e makinave që qarkullojnë në vend, apo 11 mijë automjete. U nisëm nga të dhënat që disponojmë për regjistrimin e automjeteve mbi kubikë. Jemi munduar të gjejmë një definicion se kush futet në makina luksoze dhe arritëm në përfundimin se aty hyjnë të gjitha makinat mbi 3000 kubikë”. 21 mijë lekë do të jetë taksa e re shtesë e përvitshme për makinat me motor mbi 3000 kubikë. Nga ana tjetër, në momentin e blerjes, pra të regjistrimit, pronarët e këtyre makinave duhet të paguajnë një taksë ekstra prej 70 mijë lekësh për regjistrimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

13/06/2026
Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

13/06/2026
Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

13/06/2026
VIDEO/Ardit Bido tregon me emra se ku shkuan fondet sekrete greke

Deputeti Ardit Bido publikon përgënjeshtrim ndaj BIRN dhe kërkon sqarime publike

13/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

13/06/2026
Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

13/06/2026
Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

13/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.