I ndërpritet uji QSUT-së, situatë dramatike tek të sëmuret, duhet të lënë...

I ndërpritet uji QSUT-së, situatë dramatike tek të sëmuret, duhet të lënë spitalin

65
0
Shares

Spitali “Nënë Tereza” në Tiranë ka mbetur pa ujë për shkak se ujësjellësi i Bovillës është trubulluar nga reshjet.

Disa qindra të sëmurë janë në prag të infeksioneve të reja ndërkohë që drejtuesit nuk shohin asnjë zgjedhje vecse të sëmurët të lënë spitalin.

Në Bovillë ka rënë shi qindra herë që kur u ndërtua por për herë të parë turbullohet dhe nuk kthjellohet. Gjithnjë ndodhin cudi kur socialistët drejtojnë. Nëse bie shi duhet gjithcka të mos funksionojë, as ujësjellësi, as shkarkimet, as energjia elektrike.

Dhjetra familjarë detyrohen që të blejnë bidona uji jashtë për të pastruar ambientet. Kur ndodh një rast i tillë qeveria sillet si në gjendje emergjence dhe gjen zgjidhje.

Një situatë e tillë në spitale nuk mbahet mend kur ka ndodhur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY