Prokuroria e Durrësit njofton arrestimin e tre doganierëve dhe dy oficerëve të policisë pak ditë pas zbulimit të një sasie droge prej 1650 kg lëndësh narkotike cannabis sattiva nga autoritetet italiene në portin e Barit.
Në një njoftim për mediat, prokuroria thotë se e ka çuar në shtatë numrin e personave të dyshuar për “shpërdorim detyre”, të cilët, me mosveprimet e tyre, kanë krijuar mundësinë e trafikimit të lëndës narkotike (e zbuluar në dt.17.11.2015), nga autoritetet italiane në portin e Barit në një kamion që ishte nisur nga porti i Durrësit.
“Pas arrestimit të dy punonjësve të kompanisë private të skanimit, me kërkesë të Prokurorisë së Durrësit, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” edhe për disa persona të tjerë, punonjës të Doganës së Durrësit dhe punonjës të policisë kufitare”,-thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Për këtë ngjarje, me kërkesë të Prokurorisë së Durrësit, gjykata ka vendosur pak ditë më parë masën e sigurisë “arrest në burg” edhe për shtetasit Fatjon Trezhnjeva dhe Edmond Hysko, punonjës të kompanisë private të skanimit në portin e Durrësit.
Po ashtu, nga ana e autoriteteve italiane, janë arrestuar ditën e ngjarjes edhe dy shtetas shqiptarë, shoferë të kamionit me rimorkio ku u gjet sasia e lëndës narkotike, përkatësisht Andrea Lleshi dhe Dorjan Lleshi.
Të arrestuarit:
Leonard Gremi, me detyrë doganier dhe përgjegjës turni në Doganën Durrës
Ilir Shtama, me detyrë doganier i skanerit në Doganën Durrës
Redi Demiri, me detyrë doganier i kontrollit fizik në Doganën Durrës
Fitim Demollari, (me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Port Durrës)
Artur Habibi, (me detyrë punonjës policie në Komisariati e Policisë Port Durrës)
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/