Denoncimi për mashtrim, “mbyll biznesin” bashkëshortja e Fortuzit

Denoncimi për mashtrim, “mbyll biznesin” bashkëshortja e Fortuzit

52
0
Shares

Bashkëshortja e Indrit Fortuzit, ish-futbollistit të Tiranës dhe të Kombëtares shqiptare, prej një muaji ka mbyllur aktivitetin e saj fill pas denoncimit të një qytetari lidhur me një mashtrim me biletat.

Burime nga Policia e Tiranës, thanë se veç denoncimit të shtetasit Xh.Ç., po pritet për të marrë kallëzime të tjera nëse ka persona të tjerë të dëmtuar nga aktiviteti i Junida Fortuzit, raporton report tv.

Sipas burimeve të policisë, personi i identifikuar me inicialet Xh.Ç., 20 vjeç, banues në Tiranë denoncoi pak ditë më parë Junida Fortuzin për mashtrim pasi kishte prerë katër bileta udhëtimi për në Gjermani, por më pas kur kishte shkuar në aeroportin e Rinasit i kishin konfirmuar se biletat ishin anuluar.

Sipas denoncimit të të dëmtuarit, ai kishte paguar në agjencinë “Just travel” 1200 euro për biletat, por se nuk kishte mundur të merrte mbrapsht as paratë. Kjo pasi zyrat në vendin ku i kishte prerë janë mbyllur.

Pas denoncimit të këtij personi, policia ka nisur kërkimin e të denoncuarës për të marrë deklarimin e saj. Po ashtu hetuesit po presin edhe denoncime të tjera nga persona të tjerë që mund të jenë mashtruar nga kjo agjenci.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY