Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Krujë, ku një qytetarë pasi është helmuar nga kërpudhat ka humbur jetën. Por vëllai i këtij qytetari nga denoncon njërin nga mjekët e spitalit të këtij qyteti, duke e bërë përgjegjës për vdekjen e vëllait të tij.
Gjon Ndoj ka thënë se vëllai dhe kunata e tij u helmuan 10 ditë më parë nga kërpudhat dhe u dërguan në spital në gjendje të rëndë. Por sipas tij, mjeku i spitalit Adrian Mata, u tha se nuk ishte i nevojshëm qëndrimi i tyre në spital, pasi serumet mund t’ia bënin edhe në shtëpi. Por sipas Ndojit, vëllai i tij nuk pati përmirësim dhe gjendja e tij erdhi duke u rënduar. Pas transportimit në QSUT, mjekët e Tiranës konstatuan se pacienti kishte kaluar mbi 60% helmim.
“Në urgjencë i bënë serum, vëllai nuk pati përmirësim. Mjeku Adrian Mata na tha se ta çonim në shtëpi, t‘ i bënim serum në shtëpi. Vëllai nuk u përmirësua, e çuam në Tiranë. Në QSUT thanë se kishte kaluar mbi 60% helmim.”- është shprehur Gjon Ndoj.




