Shtëpia ku ndodhi ngjarja
Një ditë më pas, mësohet se 15-vjeçari nga fshati Pojan i Korçës, mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri mbrëmjen djeshme, pasi tentoi të mbrojnë nënën e tij. Babai, në gjendje të dehur mori armën tip kallashnikov pas një grindje, dhe tentoi të vrasë gruan e tij. Por 15-vjeçari ka ndërhyrë menjëherë për t’i dalë në mbrojtje së ëmës, duke bërë që plumbat e armës të bien mbi të.
“Arrestimi i tij u bë pasi, dje në fshatin Pojan, në banesën e tij, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta (shtetasi i mësipërm, ka qenë në gjendje të dehur), ka tentuar të vrasë me armë zjarri, bashkëshorten e tij, shtetasen E. N., 43 vjeç.
Sqarojmë se, në këtë moment, i ka dalë përpara djali i tij, shtetasi P. N., 14 vjeç, i cili është qëlluar me një plumb në këmbë, duke marrë dëmtime në pjesën e gjurit. Shtetasi 14-vjeçar, P. N., fillimisht, ka marrë ndihmë mjekësore, në Spitalin Rajonal të Korçës dhe më pas u dërgua për në Spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Arma dhe municionet e bllokuara nga policia
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: Një armë zjarri automatike, model 56, kalibri 7.62 mm, me nr 17002271, me 29 fishekë, model 56; Katër krehra që iu gjetën gjatë kontrollit të banesës; Një gëzhojë fisheku model 56, kalibri 7.62 mm; si edhe 190 copë fishekë luftarakë, model 56”, thuhet në njoftimin e policisë së Korçës”, sqaruar zyrtarisht burime të drejtorisë së Policisë së Qarkut të Korçës.
Menjëherë pas kësaj ngjarje, policia arrestoi autorin, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit për veprën “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” si dhe
“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Ndërsa sot është transportuar paraditen e sotme drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, 15-vjeçari i cili u plagos me armë zjarri nga i ati mbrëmjen e djeshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/