Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Biznesi kundër paketës fiskale: Klima e tensionuar, nuk u pyetëm

04/12/2015
Biznesi kundër paketës fiskale: Klima e tensionuar, nuk u pyetëm
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një grup shoqatash biznesi, nën kryesinë e Dhomës së Tregtisë akuzuan qeverinë se hartoi paketën e taksave pa e konsultuar me sipërmarrjen. Nikolin Jaka tha se klima e biznesit nuk është përmirësuar, por vazhdon që sipas tij të mbetet e rënduar nga një sërë faktorësh.
“Më konkretisht, informaliteti, korrupsioni, taksat e larta, sistemi i komplikuar fiskal, ndryshimet e shpeshta ligjore dhe fiskale, mungesa e një vizioni të qartë zhvillimi ekonomik, klima e tensionuar politike, e cila përkthehet në frenim të investimeve të huaja direkte, mungesa për konsultim publik të legjislacionit që prek drejtpërdrejtë sipërmarrjen”, tha Jaka.
Pasi pretendon se biznesi u anashkalua në hartimin e paketës fiskale, Jaka lexoi publikisht propozimet e sipërmarrjes për qeverinë, që flasin për lehtësi për një sërë sektorësh.
“Sektori i bujqësisë, TVSH 8 për qind, tatim-fitimi 0 për qind, dividenti 10 për qind, sigurimet e punëdhënësit 10 për qind, TAP-i 10 për qind, taksa e pronës 10 për qind. Sektori i turizmit, TVSH 8 për qind, tatim-fitimi 10 për qind, dividenti 10 për qind, sigurimet 10 për qind, TAP-i 10 për qind”, propozon biznesi.
Veç bujqësisë dhe turizmit, Jaka kërkoi lehtësi edhe për industrinë e fasonit, si një nga punëdhënësit më të mëdhenj në vend, si dhe për sipërmarrjet familjare.  Sipas tij, të gjitha këto kanë kosto minimale për buxhetin.
“Nuk kërkojmë gjëra të pamundura dhe as gjëra që vënë në vështirësi politikën dhe qeverinë”, shtoi Jaka.
Në paketën e re fiskale qeveria ka parashikuar ndryshime në një sërë taksash, ku më të prekurit janë profesionet e lira, ndërkohë që lehtësohen të gjitha bizneset nën 8 milionë lekë xhiro vjetore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

TRAGJIKE NË DURRËS, MAKINA LË PA JETË DY FËMIJË, I TRETI RËNDË

TRAGJIKE NË DURRËS, MAKINA LË PA JETË DY FËMIJË, I TRETI RËNDË

03/05/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

Plagosje me thikë në Fier, 35-vjeçari rëndë në spital

03/05/2026
Berisha komenton debatin me mediat: Nuk lidhet me sulmet ndaj meje, por me kyçjen e gojës. Është korruptuar gjuha

Berisha komenton debatin me mediat: Nuk lidhet me sulmet ndaj meje, por me kyçjen e gojës. Është korruptuar gjuha

03/05/2026
Operacioni “Stolen Line” në Tiranë, sekuestrohet Audi SQ8 i vjedhur në Itali

Operacioni “Stolen Line” në Tiranë, sekuestrohet Audi SQ8 i vjedhur në Itali

03/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

TRAGJIKE NË DURRËS, MAKINA LË PA JETË DY FËMIJË, I TRETI RËNDË

TRAGJIKE NË DURRËS, MAKINA LË PA JETË DY FËMIJË, I TRETI RËNDË

03/05/2026
Kërkoi të drejtën e replikës, Peleshi dhunon rregulloren, përjashton deputetin Luçiano Boçi

LUÇIANO BOÇI/ Demenca funksionale si alibi për t’u mbrojtur nga vetja

03/05/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

Plagosje me thikë në Fier, 35-vjeçari rëndë në spital

03/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.