Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Biznesi: Ligje selektive, shteti është kapur nga kompani të vecanta

06/12/2015
Biznesi: Ligje selektive, shteti është kapur nga kompani të vecanta
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ka një shqetësim në rritje se kompani apo njerëz afër pushtetit janë duke e ndikuar vendimmarrjen për çështje përfitimi personale. Ekspertët e ekonomisë dhe bizneset janë të shqetësuara për fenomenin gjithnjë e në rritje. Madje këto tentativa kanë çuar edhe në debate aq sa Kuvendi ka kthyer mbrapsht nisma të qeverisë që ishin tërësisht të dukshme që po favorizonin kompanitë caktuara.

Vitin që kaloi, Komisioni i Ekonomisë në Kuvend e rrëzoi një propozim të Ministrisë e Financave për të përjashtuar pijet energjike nga akciza. Kjo politikë e veçuar në shërbim të pak kompanive dhe për një mall konsumi luksi nuk po shkonte në të njëjtën trajektore me politikën e rritjes së akcizës që ndërmori qeveria me mallrat e tjerë.

Gjithashtu vitin e kaluar, në kulmin e konsolidimit fiskal kur rritja e taksave vërshoi pothuajse në të gjithë zërat, qeveria hoqi TVSH-në për sigurimet dhe e zëvendësoi atë me tatimin 3% për primin bruto. Ky ndryshim, megjithëse u miratua në Kuvend, kaloi me debate të ashpra në Komisionet parlamentare, se ky ligj ishte bërë për të favorizuar kompanitë e sigurimeve dhe se, nuk do të kishte përfitime as në çmime më të lira për konsumatorët e as në të ardhura më të larta për buxhetin.

Dhe në fakt, një vit pas këtij ndryshimi, lehtësimi tatimor mbi kompanitë e sigurimit nuk funksionoi as për qytetarët dhe as për arkën e shtetit. Luigj Aliaj nga Shoqata e Karburanteve tha se kapja e shtetit është më e dukshme te koncesionet dhe në marrjen e lejeve dhe licencave.

Vetëm për 7 vitet e fundit tha ai, kriteret e magazinimit dhe licencimit për hidrokarburet kanë ndryshuar shumë herë dhe kjo ka ndodhur për të favorizuar hyrjen në treg të kompanive që i kishin të lidhura interesat me politikën.

Luan Bregasi nga Biznes Albania pohoi faktin se, gjithnjë e më shumë po bëhen ligje dhe VKM nën efektin e lobuesve në dëm të zhvillimit të përgjithshëm të ekonomisë. Lobimi është një fenomen i pranuar në të gjithë botën tha Bregasi, por kur bëhet në të mirën e zhvillimit të përgjithshëm të ekonomisë dhe jo duke favorizuar një biznes dhe duke dëmtuar pjesën më vitale të ekonomisë.

Qeveria uli pragun e taksimit me akcizë të birrës vendase nga 400 HK litër në 200 HK litër, në paketën fiskale të vitit 2016. Bregasi tha se kjo politikë hapur e favorizon importin dhe nuk shkon në interesin e zhvillimit të prodhimit vendas dhe cenon investimet në industrinë e pijeve.

Eksperti i Ekonomisë, Zef Preçi, tha se po sheh me shqetësim nxitimin e grupeve të interesit në kërkim të sigurisë dhe rritjes së influencës ekonomike dhe të ndarjes së tregjeve kryesisht mbi bazën e afilacionit politik.

“Më keq akoma, kur qeveria, po nxiton që në emër të partneritetit publik-privat të shpërndajë drejt aleatëve të vet në fushën e biznesit shërbime të mëtejshme shtetërore, të cilat në shumicën e tyre nuk mund të mos çojnë në përkeqësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe rritjen e kostos së këtyre shërbimeve”, tha Preçi.

I shqetësuar për këtë fenomen është edhe eksperti tjetër i ekonomisë Arben Malaj, i cili pohoi, se kohët e fundit po miratohen shumë ligje dhe VKM në shërbim të çështjeve të ditës dhe të grupeve të interesit afër politikës. Duke e cilësuar si nivelin më të lartë të korrupsionit, kapjen e shtetit nga individë apo grupe të veçanta, ekspertët e ekonomisë japin alarmin se financat publike dhe zhvillimi i ekonomisë tashmë janë në rrezik.Blerina Hoxha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

19/06/2026
VIDEO/ “Nuk kthehem kurrë në Top Channel”, aktori i njohur flet pas largimit nga “Portokalli”

Erion Isai shkon në gjykatë me 2 akuza. Me të 11 të tjerë

19/06/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Grupi i PD kërkon interpelancë urgjente me Kryeministrin Rama

19/06/2026
Thellohet skandali/ Berisha: Shitësi i pronës në Jalë tek Isa Aliu mbetet anonim

Thellohet skandali/ Berisha: Shitësi i pronës në Jalë tek Isa Aliu mbetet anonim

19/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

19/06/2026
VIDEO/ “Nuk kthehem kurrë në Top Channel”, aktori i njohur flet pas largimit nga “Portokalli”

Erion Isai shkon në gjykatë me 2 akuza. Me të 11 të tjerë

19/06/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Grupi i PD kërkon interpelancë urgjente me Kryeministrin Rama

19/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.