Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dështon ndërmjetësimi i Ilir Metës në Kosovë

06/12/2015
Dështon ndërmjetësimi i Ilir Metës në Kosovë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Takimet dyditore të ilir Metës me drejtuesit kryesorë të opozitës në Kosovë kanë dështuar. Ilir Meta është kthyer në Tiranë pa arritur një marrëveshje dhe për më shumë pa avancuar drejt një marrëveshjeje.

Zëdhënësi i VV, Frashër Krasniqi ka ripërsëritur edhe njëherë faktin se vizita e kryeparlamentarit shqiptarë nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimin e opozitës kosovare.

Krasniqi përmes një statusi në Facebook, ka thënë se normaliteti kthehet vetëm kur të tërhiqen marrëveshjet.

“Subjektet opozitare e kanë sqaruar tashmë: nuk ka kurrfar normalizimi të situatës, pa u tërhequr marrëveshjet nga Qeveria dhe pa u liruar të burgosurit politikë. Nuk ka kompromis me shtetin, sovranitetin, lirinë dhe barazinë”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkohë që vizitën e Metës në Kosovë e ka komentuar edhe kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra.

Sipas Xharrës, Meta është personi i fundit i cili do të duhej të vinte por i fundit edhe që do ta dëgjoj dikush. Kryeredaktorja e “Zërit” , ka thënë se Meta është një politikan i korruptuar dhe politikës kosovare duhet t’u vij turp që një politikan pa autoritet vjen t’i pajtoj ata.

“Politikës kosovare duhet t’i vijë turp që vjen për t’i pajtuar një politikan i korruptuar dhe i degraduar nga matanë kufirit. Ilir Meta një figurë pa autoritet politik, për shkak të përfshirjes së tij në afera korruptive dhe denigrimit si figurë politike që ka ( së fundmi edhe skandalin me CEZ), tash na u paska bërë edhe “pajtues” i politikës në Kosovë…Ai më së paku ka kredibilitet të tregojë se si ruhet shteti, sepse është sinonim i politikanit zhvatës e manipulantë”, ka shkruar Xharra.

Xharra ka shtuar më tej, se Kosova nuk ka mbetur në dorë të Ilir Metës dhe e tëra që ai mund të bëjë në Kosovë është ndonjë marrëveshje biznesi dhe asgjë më tepër.

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta zhvilloi gjatë qëndrimit në Prishtinë takime me presidenten e Kosovës, Ahtifete Jahjaga, kreun e Kuvendit, Kadri Veseli si dhe drejtues të partive opozitare.”Ka vend dhe kohë për dialog. Rivendosja e dialogut i shërben Kosovës e të ardhmes evropiane të saj”, tha Meta.

Takimin e parë Meta e ka pasur me kreun e Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ndërsa pas tij ka takuar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.Pas takimit me Ymerin dhe Haradinajn, kryeparlamentari shqiptar ka takuar edhe kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj.

Ilir Meta tha pas takimit me kryetarin e Nisma, Fatmir Limaj, se gjatë takimeve me krerët e opozitës kanë diskutuar për zhvillimet e fundit dhe mënyrën e gjetjes së një zgjidhjeje të krizës.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i ka ofruar dialog pa kushte opozitës për të hënën, mirëpo opozita menjëherë përmes një konferencë për shtyp e refuzoi kërkesën e kryeministrit.

Opozita e bashkuar ka kërkuar nga Qeveria që fillimisht të tërheq marrëveshjet për t’i hapur rrugë dialogut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

19/06/2026
VIDEO/ “Nuk kthehem kurrë në Top Channel”, aktori i njohur flet pas largimit nga “Portokalli”

Erion Isai shkon në gjykatë me 2 akuza. Me të 11 të tjerë

19/06/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Grupi i PD kërkon interpelancë urgjente me Kryeministrin Rama

19/06/2026
Thellohet skandali/ Berisha: Shitësi i pronës në Jalë tek Isa Aliu mbetet anonim

Thellohet skandali/ Berisha: Shitësi i pronës në Jalë tek Isa Aliu mbetet anonim

19/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

19/06/2026
VIDEO/ “Nuk kthehem kurrë në Top Channel”, aktori i njohur flet pas largimit nga “Portokalli”

Erion Isai shkon në gjykatë me 2 akuza. Me të 11 të tjerë

19/06/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Grupi i PD kërkon interpelancë urgjente me Kryeministrin Rama

19/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.