Policia Tiranës, njofton se në orën 17.00 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa “ do të zhvillohet ndeshja Partizani-Bylis,e vlefshme për Kampionatin Kombëtar (Superligë) .
Në kuadrin e masave të marra për garantimin e zhvillimin normal të këtij aktiviteti sportiv,njoftohentë gjithë qytetarët, nisur nga ora 12:00 datë 12.12.2015 deri në përfundim të ndeshjes së futbollit do të ketë ndalim qëndrimi dhe parkimi të mjetevenë zonat përreth stadiumit” Qemal Stafa”.
Gjithashtuduke filluar nga ora 14:00, do të ketë kufizime të qarkullimit të mjeteve në të gjitha segmentet që lidhen me Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetareve, për të shmangur qarkullimin me mjete në këto segmente rrugore.





