PD do të vijojë mbajtjen e protestave të tjera në Tiranë pas asaj të 8 dhjetorit që shënoi edhe stinën e revoltave të qytetarëve nën drejtimin e opozitës kundër qeverisë së majtë.
Këtë të enjte, dhe të hënën e javës tjetër do të mbahen protesta masive përpara parlamentit.
Kryesia e grupit Parlamentar të PD që u mblodh sot nën drejtimin kryetarit të PD-së, Lulzim Basha vendosi që dy ditët kur do mbahen seanca plenare në parlament, të fundit për këtë seson, do të ketë edhe demostrime të opozitës.





