Policia Kufitare e Kakavijës ka kapur 12 shtetas të huaj të cilët kishin hyrë ilegalishtnëpërmjet kufirit tokësor, nga Greqia në Shqipëri. Nga Policia Kufitare në Kakavije janë kapur 12 shtetas të huaj ,në segmentin rrugor “Llongo-Vrisera” në hyrje të fshatit “Vrisera” , të cilët po udhëtonin me këmbë.
Këta shtetas janë shoqëruar për në zyrat e Pikës Kufitare Kakavie për veprime të mëtejshme. Pas intervistimin rezultoi se këta persona ishin me shtetësi marokene, të cilët kishin hyrë në Shqipëri, për të shkuar në Malin e Zi. Destinacioni i këtyre shtetasve ishte Gjermania. Pas verifikimit këta shtetas janë dërguar për në Qëndra e Mbyllur Kareç Tiranë.





