Të menjëhershme kanë qenë reagimet e disa prej lojtarëve të kombëtares kuq e zi pas hedhjes së shorteut në Paris.
Shumica e lojtarëve kanë shprehur entuziasëm për kundërshtarët që i ranë dhe kjo duket edhe në postimet e tyre në rrjetet sociale.
Sokol Cikalleshi: “Nje grup qe na jep shanse te medha ! Shkojme ne France2016 per te bere suprizen !
Te gjithe te bashkuar mund tia dalim !”
Shkëlzen Gashi: “Me zorr po pres të filloj Euro 2016 dhe sidomos ndeshjen e parë përballë Zvicrës”
Taulant Xhaka: “Përballje kundër vëllait tim Granit”
Alban Meha: “Me tifozë Kuq e Zi do të luajmë çdo ndeshje si në shtëpi. Ska asgjë të pamundur! Na prifte e mbara”
Bekim Balaj: “Zyrtarizohet grupi, Me plis per Paris”
Andi Lila: “Na prifte e mbara”





