Një person mbeti i plagosur pas një përplasje me armë zjari që ndodhi sonte në mbrëmje në një lokal në Sukth të Durrës.
18 vjecari me inicialet F.V ka marrë një palgë në trup për shkak se ka ndërhyrë për të shuar konfliktin mes disa të rinjve, klientë në lokal.
Menjëherë i riu i cili ishte njëkohësisht edhe pronar i lokalit është dërguar në spital ku po i nënshtrohet një operacioni pas plagëve të marra në bark.
Autori është larguar nga vendngjarja por policia e ka identifikuar dhe më pas arrestuar atë. Besmir Vrioni t 28 vjec iu gjet nga policia edhe arma e krimit.





