EURO 2016/ Duka: Synojmë të kalojmë grupin A, me Zvicrën 17 shqiptarë...

EURO 2016/ Duka: Synojmë të kalojmë grupin A, me Zvicrën 17 shqiptarë në fushën e lojës

58
0
Shares

Presidenti i Federatës Kombëtare të Futbollit, Armando Duka deklaroi se qëllimi për Euro 2016 është kalimi i Kombëtares Shqiptare nga grupi A.
Në një lidhje telefonike për News24, Duka pohoi se skuadra shqiptare do bëjë më të mirën, ndërsa theksoi se objektiv është që mos të jetë thjesht një numër më shumë.
Nga ana tjetër Duka tha se dëshira e Kombëtares shqiptare ishte që t’i binte shorti me Francën, pasi mund të hapin dhe takimin e parë.
“Ne donim të ishim të parët në ndeshjen e hapjes, sepse e njohim ekipin francez. Nuk ka skuadra të dobëta, pasi janë të mira. Nuk mendoj se ka ndonjë surprizë nga niveli sportiv. Ne do bëjmë gjithçka për të mirën e skuadrës. Realisht, Francën e kisha për dy motive qejf, se do na binte ndeshja e hapjes dhe kemi bërë gjatë edicionit të eliminatores. Ne do përgatitemi seriozisht. Ne do bëjmë më të mirën për të qenë një vlerë e shtuar, dhe jo për të qenë një skuadër për të plotësuar numrin”, tha Duka.
Presidenti i FSHF-së Armando Duka ka deklaruar më tej, se e veçanta e ndeshjes me Zvicrën, është se do të ketë 17 futbollistë shqiptarë, pavarësisht se nuk do jenë të një skuadre. Duka ka shpjeguar edhe preferencën pse ai dëshironte që më herët që shorti të sillte Francën në grup me kombëtaren shqiptare.

Komenti juaj i parë pas rezultatit të shortit?
Po një lloj pritshmërie na kanë realizuar. Nuk është se mund të ketë skuadra të dobëta, janë të gjitha të mira, të forta. S’mendoj se ka ndonjë surprize, janë ekipe që ne i njohim dhe do bëjmë më të mirën tonë.

Kishit shprehur dëshirën për Francën në grup, pse kjo dëshirë?
Realisht Francën e kisha për 2 motive, e para se mendoja se na binte ndeshja e hapjes dhe e dyta se kemi bërë 2 ndeshje dhe kemi pas rezultate pozitive gjatë Eliminatoreve. Skuadrat e tjera do e kenë më të vështirë se ne sfidën ndaj Francës. S’doja të ishte përballja e parë me Zvicrën. Do përgatitemi seriozisht, që çunat të kenë mundësi të shprehin më të mirën e tyre, objektivi ynë është ta kalojmë këtë grup.

Mediat e kanë përfolur shumë si derbi mes shqiptarëve atë me Zvicrën, ç’domethënë për ju personalisht dhe Federatën?
Është e drejtë, ka vend për koment. Ka një gjë të veçantë do kemi 17 futbollistë shqiptarë në fushë pavarësisht se jo në një skuadër dhe kjo është interesante.

Deri ku mund të shkojë kjo ëndërr?
Do bëjmë më të mirën, jo për të qenë një skuadër për të plotësuar numrin. Nuk është çudi që edhe Franca të eliminohet nga grupi.

Sa i përket tifozëve shqiptarë?
Do jemi një nga ekipet që do surprizojmë në këtë drejtim se shumë shqiptarë do mbështesin skuadrën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY