Zenel Hoxha: Kishim vështirësi për firmat e themelimit të PD-së

Zenel Hoxha: Kishim vështirësi për firmat e themelimit të PD-së

207
1
Shares

zenel hoxha foto

Biznesmeni Zenel Hoxha, një ndër firmëtarët e themelimit të PD-së, thotë se kishin vështirësi për mbledhjen e firmave pasi ende qytetarët kishin frikë.

“Fillimi i listes te themeluesve te Partise Demokratike te Shqiperise hartuar tre dite me radhe (13-16) Dhjetor 1990, mezi arritem te plotesojne listen, njerezit nuk guxonin te firmosnin, me goje te gjithe thonin po por neve na duheshin edhe firmat me nr leter njoftimi, kriter qe kerkohej nga Ministria e Drejtesise e asaj kohe, duheshin 300 emra me te dhenat dhe firmat e tyre.

Te vjen keq qe ky akt kurajoz trajtohet si dicka e zakonshme, e per me teper sikur PPSH dirigjonte situaten, nuk eshte aspak e vertete. Studentet dhe ne qe ju bashkuam atyre vendosem te vazhdojme ne rrugen tone pa kthim perfshire edhe jetet tona.

Nder respekt per studentet, intelektualet, profesionistet trima qe me aktin e tyre shume kurajoz nisen rrugen e lirise per popullin tone.Asgje ne bote nuk eshte perfekte, por per nje gje ju garantoj miq, angazhimi yne ishte absolut”, shkruan Zenel Hoxha i cili aktualisht drejton dhomën e tregtisë Shqipëri-Britani.

Megjithatë ish-kryeministri Aleksandër Meksi, një themelues i PD-së thotë se firmat u realizuan shumë shpejt dhe arritën në 350 nga 300 që ishte detyrimi ligjor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY