Kosovë, opozita hedh sërish gaz lotsjellës në Kuvend

Kosovë, opozita hedh sërish gaz lotsjellës në Kuvend

100
0
Shares

Deputetët e Opozitës përsëri kanë hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës, në këtë seancë ishte parashikuar të mbaheshin diskutime per buxhetini 2016. Pas kësaj, kryetari  Veseli ka dhënë pauzë, duke kërkuar një takim me anëtarët e Kryesisë dhe kryetarët e grupeve parlamentare.  Dputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka hedhur këtë herë gazin lotsjellës në Kuvend, pavarësisht se të gjithë deputetët u kontrolluan imtësisht përpara hyrjes në seancën plenare.
Në punimet e Kuvendit ka qenë edhe deputeti i Vetëvendosjes, Faton Topalli, i cili gjithsesi ndodhet nën masën e arrestit shtëpiak. Duke hyrë në sallën e Kuvendit, ai tha se arrestimi i tij është politik dhe se po merrte pjesë në seancë për shkak se e ka detyrim kushtetues.

“Nuk kam ndonjë vendim gjykate, që ma ndalon ardhjen në Kuvend. Jam i gatshëm edhe nëse më arrestojnë”, tha Topalli.
Në Kuvend ndodhej gjithashtu edhe deputeti tjetër Fisnik Ismajli, i cili kishte njoftuar në Facebook se kishte shkuar në Kuvend për të paraqitur zërin e mijëra votuesve që përfaqëson. Nuk dihet nëse gjykata ia ka hequr atij masën e “arrestit shtëpiak”, apo ai ka hyrë në Kuvend pavarësisht asaj.
Ndërkohë, në mbledhjen e ftuar përpara nisjes së seancës plenare nga kryetari Veseli është shqyrtuar mbarëvajtja e punimeve të seancës, ku pika kryesore e rendit të ditës ka qenë miratimi i buxhetit për vitin 2016. Megjithatë, opozita kishte paralajmëruar edhe më herët se do të përpiqej me çdo mënyrë për ta bllokuar sërish seancën, pavarësisht se në Kuvend vihej re një prani e shtuar e forcave policore.

Pas hedhjes së gazit lotsjellës, deputeti i AAK-së Pal Lekaj deklaroi në mjediset e Kuvendit se kanë mjaftueshëm gaz lotsjellës për të ndërprerë çdo seancë dhe se do të vazhdojnë me të njëjtat veprime.
Ambientet e Kuvendit janë bllokuar sërish nga policë civilë, të cilët po sigurojnë rrugën që të çon te salla alternative e seancave plenare. Kryesia e Kuvendit pritet të mblidhet për pak minuta dhe të vendosë për hapat e mëtejshëm se ku do të mbahet seanca dhe si do të veprohet me deputetët e opozitës.
Gazi lotsjellës u hodh nga deputeti dhe shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, si dhe deputeti i AAK-së e ish-kryetar i Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY