Papa Francesku njeh mrekullinë e Nënë Terezës, shenjtërohet

Papa Francesku njeh mrekullinë e Nënë Terezës, shenjtërohet

65
0
Shares

Papa Françesku ka miratuar këtë pasdite, të enjten me datë 17 dhjetor, njohjen e mrekullisë që i kushtohet Nënë Terezës së Kalkutës dhe ka dhënë dispozitat që të shpallet dekreti. Mbyllet kështu iter-i i procesit super miro për “apostullen e të varfërve” që do të shenjtërohet me shumë mundësi me datë 4 shtator, në Vitin e Shenjtë të Mëshirës.

Data do të bëhet publike në Koncistorin e ardhshëm. Pikërisht tre ditë më parë, rasti i shërimit të jashtëzakonshëm iu nënshtrua vlerësimit përfundimtar në mbledhjen e fundit të ipeshkëvinjëve dhe kardinalëve të mbledhur në Kongregacion, të cilët pasi kanë dëgjuar parashtrimin e një “relatori”, kanë shprehur gjykimin e tyre plotësisht pozitiv për t’ia paraqitur më pas miratimit të Atit të Shenjtë. Pikërisht, kjo shkallë e fundit e procedurës së gjykimit, në fazën romane të procesit rreth mrekullisë, që ka nisur në qeshor të këtij viti në dioqezën e Santos në Brazil, do të çojë Nënë Terezën në nderet e altareve të Kishës Universale.

Shërimi i jashtëzakonshëm, që ka ndodhur me datë 9 dhjetor 2008, ka të bëjë me një njeri, sot 42 vjeç, i cili ishte në fund të jetës së tij nga ‘apsese multiple cerebrale me hidrocefali obstructive” që tashmë “i ishte nënshtruar transplantit të veshkave dhe një terapie me imunodepresorë” sikurse thotë diagnoza. Një rast klinik skajshmërisht kritik me një prognozë me pasoja të rrezikshme për jetën që përballë një terapie të paefektshme dhe pa ndërhyrje kirugjike u zgjidh me shumë shpejtësi në mënyrë të plotë dhe të përhershme. Në shyrtimin kolegjial të Konsultës mjekësore, me datë 10 dhjetor të këtij viti, zgjidhja e sëmundjes ishte deklaruar njëzëri shkencërisht e pashpjegueshme me shtatë vota por ndër shtatë eskpertë mjekësorë.

I njëzëshëm ka qenë edhe votimi i konsultorëve teologjikë që sipas praktikës janë të thirrur të shprehin dhe të shtrijnë mendimin e tyre rreth lidhjes së fortë shkak – pasojë ndërmjet lutjes drejtuar Nënë Terezës dhe shërimit të papritur.

Apostullja e të varfërve

Gjatë udhëtimit të tij në shtator të vitit 2014 në Tiranë Papa Françesku ka treguar për takimin e tij me nënë Terezën e Kalkutës në Sinodin e vitit 1994.

Kjo murgeshë ishte një grua që nuk e linte veten të impresionohej fort dhe “thonte gjithmonë atë që donte të thonte”, i ka thënë Papa Françesku meshtarit që ka qenë përkthyesi i tij gjatë udhëtimit në tokën shqiptare(don David Gjugja sh.p.), sikurse më pas e ka treguar edhe gjatë Konferencës së shtypit në Tiranë Drejtori i Sallës së shtypit të Vatikanit.

Duke kujtuar rrethanat e atij takimi me “apostullen e të varfërve” papa Bergoglio kishte thënë se “ishte e ulur pikërisht pas meje gjatë punimeve të Sinodit. Kam admiruar forcën e saj, vendosmërinë e ndërhyrjeve të saj pa u impresionuar nga asembleja e ipeshkëvinjëve. Thonte atë çka kishte ndër mend të thonte”. Françesku më pas ka shtuar duke buzëqeshur një batutë: “Do ta kisha frikë nëse do të ishte eprorja ime”.avvenire

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY