Opozita sot në protestë, Rama në Izrael, Meta në Serbi

Opozita sot në protestë, Rama në Izrael, Meta në Serbi

55
0
Shares

Partia Demokratike do të zhvillojë sot protestën e radhës. Kjo është protesta e 3 e opozitës brenda një harku kohor prej 2 javësh që prej protestës së 8 dhjetorit përpara Kryeministrisë dhe asaj të 17 dhjetorit përpara Parlamentit.
Qytetarë dhe mbështetës së opozitës do të mblidhen në orën 10:00 përpara Parlamentit për të protestuar kundër qeverisë, në të njëjtën kohë kur edhe do të zhvillohet seanca e fundit plenarë për këtë vit.
Protesta e cila do të zhvillohet sot, ndryshe nga dy të parat, është një organizim i FRPD.
Përfaqësues të kësaj force politike nga selia blu i kanë bërë thirrje të gjithë të rinjve që ti bashkohen protestës së sotme përpara Parlamentit.
Ndërsa opozita ka lajmëruar dhe do të zhvillojë protestën e radhës, mësohet se krerët e Qeverisë dhe të Kuvendit, nuk ndodhen në Shqipëri. Kështu, kryeministri Edi Rama, do të jetë për në një vizitë zyrtare në Izrael, ndërsa kryetari i Kuvendit Ilir Meta do të jetë për në një vizitë zyrtare  ën Serbi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY