Çështja Doshi, Frroku dhe Bami shkon në Kushtetuese

Çështja Doshi, Frroku dhe Bami shkon në Kushtetuese

62
0
Shares

Gjykata e Lartë është ndodhur sot para një precedenti të rrallë ku në një cështje janë të përfshirë një deputet, Tom Doshi që duhet gjykuar nga Gjykata e Lartë dhe dy persona të tjerë, Mark Frrokun dhe Durim Bani, të cilët mund të gjykohen nga gjykata e Faktit.

Nsë këto rrethana Gjykata e Lartë ka vendosur që çështjen Doshi, Frroku dhe Bami ta çojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

Debati për këtë lidhet me faktin nëse Mark Frroku dhe Durim Bami duhet të hetoheshin në Gjykatën e Lartë apo në një gjykatë tjetër të shkallës së parë.

Trupi gjykues i drejtuar nga gjykatësi me përvojë, Ardian Nuni, ngriti pyetje për avokatët, nëse ishte kushtetues apo jo gjykimi në këtë formë, dhe nëse u mohonte të drejtën për ankimim palëve, pretendim ky i ngritur nga mbrojtja.

Prokurorët, thanë se për mendimin e tyre çështja nuk duhet të ndahej sepse bëhej fjalë për procedim të lidhur dhe dëmtohej gjykimi i çështjes nëse ndaheshin dosjet e hetimit.

Doshi, Frroku dhe Bami po hetohen nën akuzën e kallëzimit të rremë në lidhje me deklaratat që hodhi në publik disa kohë më parë Tom Doshi, se kishte zbuluar një komplot për vrasjen e tij dhe deputetit demokrat Mhill Fufi.

Ish-deputeti i PS-së Mark Frroku ndërkaq ka bërë deklarime lidhur me pasurinë e tij përgjatë senacës në Gjykatën e Lartë. Ai tha se pasurinë e ka bërë me djersë dhe me mund, ndërsa theksoi se i kishte paguar shtetit 6 milion USD taksa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY