Arrestohet i dyti në Velipojë, në pranga Prekë Molla

Arrestohet i dyti në Velipojë, në pranga Prekë Molla

137
0
Shares

Policia e Shkodrës ka arrestuar edhe një person tjetër të akuzuar për korrupsion pasiv në Velipojë. Prekë Molla, 49 vjeç, banues në Velipojë, u prangos sonte për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” .

Pak orë më parë ishte arrestuar Genc Filipi, 42 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” në ngarkim të shtetasit Genc Filipi parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal dhe veprën penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” në ngarkim të shtetasit Prekë Molla, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY