Lezhë, vdes 78-vjeçari, arrestohet infermieri – shpërfilli kujdesin ndaj të sëmurit

Lezhë, vdes 78-vjeçari, arrestohet infermieri – shpërfilli kujdesin ndaj të sëmurit

60
0
Shares

Specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomiko  Financiar në drejtorinë e Policisë së Qarkut të Lezhës, kanë bërë dje, arrestimin në flagrancë të Klodian Dushkaj,  31 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë Infermier në Urgjencën e Spitalit të këtij qyteti.
Sipas burimeve të policisë lokale, mësohet se dje, gjatë transportimit me autoambulancë të shtetasit G. B. 78 vjeç, të sëmurë nga Spitali Lezhë për në SQUT, Tiranë,  infermieri nuk ka qëndruar në një vend me të sëmurin por në kabinë me drejtuesin e mjetit, duke mos mbajtur në mbikëqyrje mjekësore shtetasin e sëmurë i cili më pas ka gjetur vdekjen.
Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY