Britani, shqiptari “serë” kanabisi në shtëpi, i duheshin të hollat për operacion

Britani, shqiptari “serë” kanabisi në shtëpi, i duheshin të hollat për operacion

141
0
Shares

Një shqiptar, emigrant i paligjshëm në Britani të Madhe, i identifikuar si Arben Bakillari pritet të riatdhesohet në atdhe sepse ishte kapur duke kultivuar kanabis në banesën e tij.
Sipas medieve britanike, mësohet se 46-vjeçari shqiptar, i cili kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar përmes një kamioni, u arrestua pasi policia gjeti gjatë një bastisje, më shumë se 300 bimë kanabis në shtëpinë ku ai po qëndronte.
Oficerët e kishin zbuluar drogën pasi kishin dëgjuar një zhurmë të madhe që vinte nga banesa në rrugën Birches Head që në mëngjes.
Ai u burgos për gjashtë muaj pas deklarimit fajtor për prodhimin e drogës të klasit B.
Prokurori Heather Chamberlin tha se Bakillari kishte tentuar të ikte me vrap kur policia hyri në shtëpinë e tij në orën 3.20 të mëngjesit më 13 nëntor.
Sipas mediave britanike, shqiptari në tre dhomat e gjumit në shtëpi kishte ngritur një laborator droge.
Përpara gjykatës, shqiptari tha se kishte nisur të merrej me kultivim droge sepse kishte nevoje për para se donte të futej në operacion për hernie diskale.
“Ai ishte duke u përpjekur për të fituar para për t’u kthyer në Shqipëri, me familjen e tij. Gruaja e tij është e sëmurë me tiroide dhe çifti ka dy fëmijë të moshës 14 dhe 19-vjeçarë. Një nga arsyet që ai ishte duke u përpjekur për të fituar para ishte se ai ka një problem hernie dhe kishte nevojë për para për operacionin. Është penduar”, tha gjyqtari.
“Pasi kishte hyrë ilegalisht në Angli me një kampion, ai ishte dërguar në këtë adresë nga persona të panjohur dhe kishte dy javë që kujdesej për kanabisin. Ai nuk i kishte mbjellë vetë bimët, e dinte se ishte kanabis dhe se ishte e paligjshme. Ai kishte para vetëm sa për të ngrënë kur erdhi në Angli dhe po priste derisa bimët të shiteshin. Ai tha se do të donte të kthehej në shtëpi, në Shqipëri. Është djalë me karakter të mirë”, u shpreh gjykatësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY