Rasti më i fundit i grabitjes së një furgoni të blinduar, nga persona me uniforma policie, duket se ka “ngritur nivelin e gatishmërisë” së ruajtësve dhe shoqëruesve të vlerave monetare, në kufijtë deri edhe të humorit.
Një aksident i tillë, me sfond qesharak ka ndodhur sot paradite në kryeqytet, ku një autopatrullë policie është përplasur me një furgon parash të një kompanie private sigurie.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin te Ministria e Drejtësisë, ku makina e policisë i preu rrugën një furgoni të një shoqërie private “security” që transportonte para, por ky i fundit mesa duket ka menduar se policët kanë qenë të rremë dhe se mund të grabisnin paratë, prandaj për këtë arsye shoferi i furgonit i ka dhënë gaz në vend që të frenonte, duke e goditur autopatrullën …
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/