Tirana ende e përgjumur dhe në qetësi, në ditën e dytë të...

Tirana ende e përgjumur dhe në qetësi, në ditën e dytë të 2016-tës

115
0
Shares

Tirana, po përjeton ende qetësinë e ditëve të festive, duke refuzuar zhurmën e trafikut të përditshëm. Pak automjete numërohen në rrugët e kryeqytetit, ndërsa bulevardet janë zbarzur nga njerëzit.

Duke i qëndruar besnik traditës, një pjesë e qytetarëve shkëmbejnë vizitat tek të afërmit, duke i përcjellë urimin e një viti të mbarë. Të tjerë, festën e kanë zhvendosur nga tryeza familjare, në një vakt me ushqim të shpejt, mes miqsh.

Ka edhe nga ata që e provojnë nëse ky vit do u sjellë fat

As dyqaneve nuk u është hequr dryni. Shitësit kanë zgjedhur ti gëzohen ditëve të pushimit, duke i lënë kështu edhe klientet e tyre të kursejnë pak.

Hapur janë vetëm pika që tregëtojnë fruta perime, por edhe ato të rralla.

Fundjava, duket se lë shteg, që ditët e qeta të zgjasin, deri të henën, kur boritë e makinave të zhurmojnë sërisht, dhe bulevardet të gjallërohen nga kalimtarë dhe të qeshurat e të vegjëlve.

/Oranews.tv/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY