“Në Cerme ku Shkumbini ka carë argjinaturën dhe mbi 150 familje janë përmbytur 3 orët e fundit.
Dhjetëra metra kub ujë për sekondë vërshojnë përmes çarjes duke zgjeruar njollën e përmbytjes.
Asnjë masë deri tani për mbylljen e çarjes” denoncon kreu i PD-së Lulzim Basah në “Facebook”, duke shpërndarë edhe këto fotot.
“Situata është e vështirë në të gjithë vendi, me prioritet është garantimi i jetës së njerëzve”, shton Basha
Bashkëbisedimi i banorëve me Lulzim Bashën
Basha: A kanë sjellë inerte për ta mbyllur?
Banorë: Asgjë, helikopteri është ul atje, rri aty. Si duket japin intervista dhe ja popullin ku e ke, nën ujë. Ne 76 jemi mbyt për herë të fundit.
Banorë: Mos shikoni vetëm Çermën, shikoni dhe fshatin Thanas më lart. Kemi nxjerrë lopët në 2 të natës përjashta dhe kush nuk vuri dorë, erdhën në mëngjes dhe ikën prapë.
Banorë: Ca njerëz kanë lopët andej (në zonën nën ujë) dhe po mbyten të gjitha.
Banorë: Shtëpitë nën ujë, ato të shtetit rrinë atje ja ku janë nuk bëjnë asgjë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/