RTV 21 ka realizuar një reportazh ku paraqitet jeta e nuseve nga Shqipëria të martuara në Maqedoni. Raportohet se mbi 500 vajza janë martuar nga Shqipëria në Maqedoni vetëm në 10 vitet e fundit dhe ato janë të martuara kryesisht në fshatra shumë të varfra të Maqedonisë.
Madje, në këtë reportazh thuhet se nuset “shiten” për 500 deri në 1 mijë euro në Maqedoni. Vajzat nga Shqipëria ndihen të mashtruara nga kontrabanduesit dhe kanë menduar se do të martohen në shtetin e Kosovës.
“Jam i kënaqur me jetën që bëj këtu me nusen nga Shqipëria. Ato janë të sjellshme dhe punëtore”, thotë një maqedonas që është martuar me shqiptare.
Kronika e RTV21 sjell edhe rrëfimet e disa prej femrave shqiptare të martuara na Maqedoni.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/