Shkarkime masive në Drejtorinë e Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë me ardhjen në detyrë të Drejtorit të ri Neritan Gjojdeshi.
Sipas punonjësve të shkarkuar, me 31 dhjetor 2015 janë larguar me pa të drejtë nga puna rreth 400 persona me pretekstin se Drejtoria ka më shumë punonjës seç duhet.
Ish-punonjësit protestuan sot para UKT, duke kërkuar rikthimin e tyre në punë.
Ish-punonjësi:Kërkoj të kthehem në punë, jam larguar pa arsye. Kam punuar për rreth 35 vite në Ujësjellës Kanalizimet. jam kryefamiljar, pagën e kam për të mbajtur familjen.
Neritan Gjojdeshi ka marrë detyrën në vjeshtën e 2015 dhe kohëve të fundit ka pasur problematika me mungesën e ujit të pijshëm, kufizimet dhe cilësinë e dobët të tij.
Një fakt i tillë konfirmohet sapo mbërrin në Drejtorinë e Ujësjellës Kanalizimeve, ku është shumë e lehtë të gjesh njerëz që janë të pakënaqur nga shërbimet, sidomos muajt e fundit.
Për mikrofonin e Ora News folën banorë të zonës së Babrrusë.
Banori:
Ne jemi lagjia Babrru Shpat ku mungon uji i pijshëm që në tetor.Kur vjen ndonjë pikë, vjen i turbullt dhe natën. Gjysëm ore ne nuk bëjmë dot asgjë. Paguajmë rregullisht.Blej ujë për të mbush çisternat, blej ujë me pi, paguaj ujësjellësin këtu ,ujë nuk kemi. Për ne nuk kujdeset kush, nuk ka kujdes ndaj klientëve. Ka vite që kemi pasur probleme, sidomos nga tetori.
Nuk është hera e parë që vimë këtu, por nuk na kanë zgjidhur problemin. Kur kemi ardhur këtu na kanë thënë do t’ua lëshojmë gjysëm ore natën. Por atë gjysë ore përveç se vjen i turbullt nuk mbushim dot enët. Ne nuk paguajmë gjysmak këtu, por muajin komplet. Ta ketë ujin me orar, por të vijë në rregull.
Banori:
Ne kemi kontratë me Ujësjellësin, uji nuk vjen. Ne duam ujë pasi paguajmë ujin, kjo është zgjidhja.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/