Sarandë, sekuestrohen drogë dhe armë; në pranga dy persona

Sarandë, sekuestrohen drogë dhe armë; në pranga dy persona

79
0
Shares

Policia ka njoftuar se në një operacion antidrogë në Borsh të Sarandës ka sekuestruar
76 kilogramë kanabis sativa dhe ka bërë arrestimin e dy personave që e zotëronin këtë sasi lënde narkotike.


Në pranga kanë rënë 32-vjeçari Taulant Lamaj dhe 33-vjeçari Olgert Lamaj, të dy banues në Vlorë. Policia i arrestoi këta shtetas pasi kishte informata se do të transportonin lëndë narkotike nga fshati Kuç i Vlorës në drejtim të qytetit të Sarandës dhe më pas me destinacion final Greqinë.
Shërbimet e Policisë, gjatë orëve të para të mëngjesit, në aksin rrugor Çorraj-Borsh kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të këtyre shtetasve.

Gjatë kontrollit të automjetit të tyre, shtetasve iu gjet edhe një automatik. Këta dy shtetas do të transportonin drogën nga fshati “Kuç” i Vlorës, në drejtim të qytetit të Sarandës dhe më pas me destinacion final në Greqi. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Prodhim, shitje e lëndëve narkotike” dhe “Armëmbajtje pa leje”, “kryer në bashkëpunim”.

drogaaa_copy_1

arma

makina_copy_1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY