Ndërkohë që temperaturat e ulëta kanë “mbërthyer” të gjithë vendin, sipas parashikimit të motit sot do të jetë edhe dita më e ftohtë dhe temperaturat do të arrijnë në -17 gradë. Por Autoriteti Rrugor Shqiptarë njofton se situata paraqitet shumë normale dhe akset janë të kalueshme.
Në qarkun verior të Shkodrës të gjitha akset janë të kalueshme dhe nuk ka asnjë problem në qarkullimin e automjeteve.
Tuneli Kalimash-Kukës-Morinë, që dy ditë më parë nga dëbora vonoi qarkullimin e mjeteve, sot është i kalueshëm edhe pa zinxhirë.
Edhe në qarkun e Tiranës të gjitha akset janë të kalueshme, edhe pse në disa prej tyre vazhdon puna për pastrimin dhe kriposjen në ato vende ku ka prani ngricash.
Edhe aksi Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë nuk ka asnjë problem e po ashtu ato jugore të qarkut të Gjirokastrës dhe juglindore të Korçës, ku përjashtim përbën vetëm segmenti Boboshticë-Dardhë, që kalohet vetëm me zinxhirë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/