FOTO LAJM/ Rekord botëror, lind gruaja 95-vjeçare në Milano

FOTO LAJM/ Rekord botëror, lind gruaja 95-vjeçare në Milano

60
0
Shares

Milano ka shënuar një rekord botëror. Një grua, për herë të parë në botë, ka lindur në moshën e pleqërisë, 95 vjeçe. Teresa Melchianne quhet gruaja, e cila kish vendosur të bënte ndërhyrje in vitro për t’i dhënë jetë fëmijës së saj të tretë. Ende nuk dihen arsyet e zgjedhjes kurajoze të saj, por fakti që shkenca sot mund të arrijë mrekulli të vërteta si kjo që ka ndodhur.

Për këtë ka folur edhe djali i saj, Ivan Melchianne, avokat i njohur, i cili pohoi se kjo ka qenë një zgjedhje e hershme e saj: “Gjithmonë kam besuar se dëshira e mëmësisë nuk ezaurohet brenda një faze të caktuar moshe, përkundrazi, ajo zgjat për shumë vjet, dhe do të thosha se duke para rastin e nënës sime, për të gjithë jetën. Tashmë mund të rrimë këtu dhe të japim gjykime jo të menduara, por e vërteta është se çdokush ka një liri personale që mbetet e tillë në çdo rast. Pra, pa shumë zhurmë, shkenca i ka zgjeruar kufijtë e njeriut, duke bërë të mundur atë që më parë ishte e paimagjinueshme. Kur u konceptua i vogli Gabriele, (i sapolinduri) mëngjesin e të dielës, pata një ndjenjë kënaqësie, duke menduar se dashuria e një nëne është gjëja më e bukur në jetë. U mallëngjeva dhe me bashkëshorten time u hodhëm përpjetë: ‘Urra, kam një vëlla, rroftë i pabesueshëm’. Menjëherë shpërtheva në të qara”.

Në Itali dhe debati ka çmendur botën. Ka që e kundërshtojnë, ka që janë në favor. Aldo Valletti, gazetar kritik, e quajti skandal: “Drejt kujt po shkojmë?”. Nga ana tjetër, Pier Paolo Cerutti thotë: “Kompleksiteti i jetës është i pashtershëm brenda një shakaje. Ka gjëra të cilat nuk mund të dënohen”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY