DOKUMENTET/ Seriali korruptiv i Beqajt vazhdon, qindra milionë lekë abuzime për spitalet...

DOKUMENTET/ Seriali korruptiv i Beqajt vazhdon, qindra milionë lekë abuzime për spitalet private e klinikat jashtë

109
0
Shares

“Skandalet dhe abuzimet e Ilir Beqës në shëndetësi janë të larmishme dhe në çdo fushë”.
Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka vijuar sot denoncimin e ministrit të Shëndetësisë për afera të dyshimta korruptive.
Duke ju referuar Raportit i Kontrollit të Lartë të Shtetit, për veprimtarinë e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për vitin 2014, që gjendet në Prokurori, Vokshi bën të ditur se janë zbuluar zhvatje të milionave edhe në financimin e paketës shëndetësore për shërbime që kryhen në spitalet private.
“Miliona lekë u janë dhënë spitaleve private, në mënyrë korruptive, pa zbatuar procedurat, pa zbatuar legjislacionin në fuqi (fq 43-46), pa një vendim te Këshillit Administrativ (fq 160), pra vetëm me urdhër gojor të Ilir Beqës”, shprehet deputetja demokrate, duke prezantuar edhe disa dokumente.
av2Në vijim të denoncimit, deputetja e PD-së, rendit raste konkrete abuzimi, të ministri beqar, të konstatuara në raportin e KLSH-së.
“Po ashtu, abuzime janë konstatuar edhe në rastet e dhënies së parave për trajtimet mjekësore jashtë vendit.
Kontrolli konstaton shumë raste, rimbursim i tyre është bërë në kundërshtim me vendimin e qeverisë nr 638 datë 1.10.2014.
Janë evidentuar më shumë 90 milionë lekë të dhëna në klinika për trajtime që ato nuk i kryejnë, apo për trajtime që janë kryer në spitale brenda vendit (fq 44) në kundërshtim me VKM-në. Mbi 60 milionë lekë janë rimbursime për trajtime në vite të mëparshme që nuk parashikohen fare në vendimin e qeverisë (fq 45-46). Gjatë pagesave, konstaton KLSH-ja, u gjenden edhe raste rimbursimi pacientësh që nuk jetojnë më. Pra, as të vdekurit s’i kanë kursyer për të vjedhur fonde.
Një kërdi me qindra milionë lekë që shpërndahen nga Ilir Beqa në miq e klientë, sipas interesave të tij, në kundërshtim me ligjin”, ka vijuar me denoncimin e saj Albana Vokshi.
Deputetja e PD-së ka ripërsëritur apelin ndaj prokurorisë, për hetim të aferave korruptive të ministrit Ilir Beqaj.
albana vokshi 19 janar 2016“Një ditë më parë, ne bëmë publike pjesën e raportit që fliste për skemën kriminale të korrupsionit me rimbursimin e ilaçeve.
Përgjigja mjerane e Ilir Beqës, nuk kishte lidhje me faktet që ne publikuam dje, ai mashtroi për uljen me 30 % të çmimit të barnave, apo furnizimin e vazhdueshëm me barna të spitaleve. Prej politikave Rama-Beqaj kompani serioze janë larguar e të tjera kanë paralajmëruar largimin. E megjithatë Beqaj pranoi se edhe pse miku e klienti i tij është i ndjekur penalisht, i ka ndërprerë kontratën me Fondin për abuzime marramendëse, ai vazhdon ti japë miliona në tendera barnash spitalore.
Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë të hetojë me shpejtësi dhe në mënyrë të plotë këto akte të rënda korruptive, këtë vjedhje të parave të shqiptarëve, të provuar me fakte e me dokumente.
Dosja është në organin e akuzës dhe nuk duhet të ketë zvarritje për të nxjerrë para përgjegjësisë këtë hajdutëri kriminale, të kryer nga kampioni i korrupsionit, Ilir Beqa”, përfundon Alban Vokshi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY