Disa qindra qytetarë të Beratit dhe fshatrave të kësaj bashkie protestuan sot përpara bashkisë kundër rritjes së taksave.
Të ardhur edhe nga Roshniku, Sinja, Velabishti, Otllaku dolën në shesh dhe protestuan për të kundërshtuar rritjen e taksave dhe tarifave lokale, heqja nga puna e njerëzve në mënyrë të paligjshme dhe shpërndarja në mënyrë abuzive dhe jo në prioritete e buxhetit të bashkisë Berat.
“Pritet nje qeveri teknike qe do te coje vendin drejt zgjedhjeve te parakohshme”, tha deputeti Genc Pollo I cili mori pjese ne miting.
Një ndër zyrtarët e lartë të PD-së Berat, Namir Lapardhaja tha se protesta dëshmoi se qytetarët kanë thyer frikën dhe kanë forcuar solidaritetin qytetar.
“Beteja nesër vazhdon në këshillin bashkiak të Beratit, ku ne si këshilltarë të djathtë do të kërkojmë mos rritjen e tarifës së ujit të pijshëm për qytetarët dhe bizneset”, tha Lapardhaja.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/