Grupi i kordinatorëve të PS-së ka marrë sonte një vendim të rëndësishëm pa praninë e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Gramoz Ruci.
Pas një takimi të gjatë me kryetarin e PS-së, Edi Rama, është vendosur që Partia Socialiste të thërrasë Asamblenë Kombëtare për të vendosur shtyrjen e Kongresi të PS-së.
Po ashtu Asambleja do të vedosë edhe për datën e mbledhjes së tij që pritet të jetë në mars.
Në mbledhje me Ramën ishin ministrat Bushati, Çuçi, Nikolla, Tahiri dhe zëvendëskryeministri Peleshi. Po ashtu, kryebashkiakët Dako dhe Veliaj morën pjesë në mbledhje, së bashku me dy koordinatorët e tjerë, Taulant Balla e Koço Kokëdhima.
Nuk është deklaruar data e mbledhjes së Asamblesë por me statut vetëm ky organi mund të marrë vendime pas kongresit.
Koordinatori i Jugut, Koço Kokëdhima tha në dalej nga takimi se datën e Kongresit do ta vendosë Asambleja Kombëtare.
Pjesëmarrja e delegatëve në Kongres sigurohet sipas parimit 1 delegat për 100 anëtarë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/