Ish-kryeministri Sali Berisha nxori në dritë sonte disa fakte të reja lidhur me përgjimin që publikoi pak ditë më parë gazetari Artan Hoxha.
Bëhet fjalë për bisedën e përgjuar të Ilir Metës me Kastriot Ismailaj në të cilën Meta i kërkon këtij të fundit 200 mijë euro.
“Ina Rama e regjistroi Ilir Metën në kundërshtim të ligjit. Unë kam deklaruar asokohe se për çdo ministër që do më kërkohet përgjim unë do ta jap. Ina Rama pa deklaruar asnjë fjalë e regjistroi dhe ia dha Edi Ramës. Edi Rama ka patur njohuri.
Historia e regjistrimit…Oficeri sot është bërë drejtor i rëndësishëm i Saimir Tahirit dhe këto regjistrime iu dhanë Ramës e më pas Rama ia dha Tom Doshit. Toma ia dha Artan Hoxhës dhe unë e përgëzoj Artan Hoxhën për punën e tij”, sqaroi Berisha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/