Indeksi Global i Konkurrueshmërisë së Talenteve, Shqipëria e fundit në rajon

Indeksi Global i Konkurrueshmërisë së Talenteve, Shqipëria e fundit në rajon

63
0
Shares

Një tjetër studim ndërkombëtar e nxjerr Shqipërinë në vend të fundit në rajon dhe në një vend jo preferencial në botë. Indeksi Global i Konkurrueshmërisë së Talenteve, për vitin 2015-2016 e rendit Shqipërinë në vendin e 85-të në botë, në mesin e 109 shteteve të analizuara.

Indeksi ka për qëllim të tregojë rëndësinë e lëvizjes së talenteve dhe impaktin në prosperitetin ekonomik dhe është i hartuar nga Business School of the World dhe Adeco Group.

Vendi ynë renditet i fundit në rajon. Performancën më të mirë e ka Mali i Zi, në vendin e 45-së, Maqedonia ndodhet në vendin e 46-të në botë dhe Serbia ndodhët në vendin e 50-të dhe Bosnja dhe Hercegovina renditet e 55-ta në botë. Siç vihet re, vendi ynë ka diferencë të konsiderueshme krahasuar edhe me rajonin.

E ndarë sipas nënkategorive të ekzaminuara, Shqipëria renditet mirë vetëm në mbajtjen e talenteve, por krahasuar me vendet e tjera, apo edhe rajonin, ka performancë më të ulët. Nënkategoria që e “penalizon” më tepër është ajo e tërheqjes së talenteve, në të cilën ajo ndodhet në vendin e 98. Sakaq, edhe për të tjerë nënkategori të analilzuara, si rritja e talenteve, mundësimi i nxjerrjes së talenteve, niveli i njohurive etj. performanca e vendit tonë lë për të dëshiruar.

albania-3

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY