VIDEO/ Një robot “pushton” Forumin Ekonomik të Davosit

VIDEO/ Një robot “pushton” Forumin Ekonomik të Davosit

66
0
Shares

Inovacionet e teknologjisë po rrisin dhe nxisin transformime në ekonominë globale dhe në shoqëri, teksa tema në Forumin e 46 ekonomik të Davosit në Zvicër, tema e këtij viti është përzgjedhur “Revolucioni Industrial”.
Një robot i quajtur “HUBO” që mund të zëvendësojë njerëzit për kërkimet për sjelljen dhe të ndihmojë më mirë në zonat e shkatërruara, ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve në forumin e Davosit. Në një raport të prezantuar në këtë forum, parashikohet se rritja e robotëve dhe inteligjencës artificiale do të pushtojnë tregun tradicional të punës përgjatë 5 viteve të fundit, duke bërë që 5.1 milionë vende pune të shkurtohen.
“Ju nuk e shihni shumë në ekranet e televizorëve. Por pritet që përmes këtyre robotëve, puna e zyrtareve më kollare të reduktohet dhe të zëvendësohet ndjeshëm me robotët. Kjo është një çështje vërtet e nxehtë” tha Andrew W. Moore, dekan i shkollës së shkencave kompjuterike në Universitetin “Carnegie Mellon”.
Zhvillimet për teknologjitë e reja si robotët, automjetet me pilotë automatikë dhe printimi 3D, po prekin aspekte të ndryshme të jetës së njerëzve në mbarë botën.
“Këto çështje prekin çdokënd dhe çdokush duhet të jetë i interesuar në lidhje me revolucionin industrial. Ky është progres real. Këto janë të dhëna pozitive dhe pasojat do të jenë të ndjeshme. P. sh.:, drejtimi i automjetit pa pilot, do të jetë një lehtësi për këdo” tha Espen Barth Eide, menaxhere.
Ndërsa Klaus Schwab, autor i librit më të fundit “Revolucioni i katërt industrial” thotë se ky revolucion do të sjellë një seri rreziqesh që mund të thellojnë edhe më shumë hendekun mes të pasurve dhe të varfërve dhe do të përkeqësojë hendekun social.
“Inovacioni sjell një seri problemesh sociale, p. sh.:, probleme morale dhe etike. Robotët nuk mund të bien në dashuri, nuk mund të kenë probleme afeksioni, morali etj.”, tha Zhu Min, drejtuese e projekteve inovatore pranë FMN.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY