Namik Dokle nuk “i hapi kutitë” por fiton gjyqin dhe 14 milionë...

Namik Dokle nuk “i hapi kutitë” por fiton gjyqin dhe 14 milionë lekë nga Kuvendi

122
0
Shares

Deputetit socialist, ish-nënkryetari i Parlamentit Namik Dokle fiton gjyqin me Kuvendin duke përfituar pagën e munguar, shpërblimet dhe dietat për një periudhë 9-mujore.

Vendimi
në favor të deputetit është dhënë nga gjyqtari i gjykatës Administrative, Gentian Hamiti i cili i ka njohur Namik Dokles të drejtën për të përfituar afro 1.4 milionë lekë përfitime për periudhën shtator 2009 – maj 2010.
Sipas vendimit parlamenti duhet ti paguajë deputetit, pagën neto prej 780.243 lekë shpenzime telefonike në shumën 147.100 lekë, dieta në vlerën e 272.282 lekë si dhe shpenzime transporti në vlerën e 223.042 lekë.
Juristi i parlamentit në gjykatë sqaroi se konflikti financiar me deputetin ka ardhur si pasojë e bojkotit të plotë që Namik Dokle i ka bërë punës së Kuvendit duke mos marrë pjesë në seanca plenare, komisione parlamentare dhe veprimtarinë e parlamentit.
Por sipas gjykatës mandati i një deputeti dhe të drejtat e përfitimet që lindin prej mandatit nisin që ditën që Komisioni Qendror zgjedhor e shpall atë fitues.
Periudha shtator 2009 – maj 2010 përkon me protestën e Partisë Socialiste në atë periudhë në opozitës, e cila nën moton “Hap Kutitë” bojkotoi për disa muaj punimet e Kuvendit.
Në atë periudhë  Kuvendi vendosi që jo vetëm deputetit Namik Dokle por plot 63 deputetëve të tjerë socialist t’i ndërpresë përfitimet financiare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY