Rama e Beqaj kapen në flagrancë, përgjysmojnë fondin e vjedhjes

Rama e Beqaj kapen në flagrancë, përgjysmojnë fondin e vjedhjes

75
0
Shares

Faksimile e njërës fletë të kontratës koncensionare

“Nën presionin e denoncimeve të Partisë Demokratike, dhe të një pjese të medias së lirë, Edi Rama sot u detyrua të përgjysmojë ryshfetin e tij me koncesionin e check-up-it. Ndërkohë që e kishte paracaktuar fituesen e këtij koncesioni, donatoren e tij Vilma Nushi, me ofertën më të lartë në garë, 25 për qind më shumë se konkurrentët e tjerë, çka do të thotë 18 milionë euro dëm shtetit, 18 milionë euro dëm parave të shqiptarëve, pra kishte planifikuar se do ti jepte të përzgjedhurës së tij 120 milionë euro, sot del dhe thotë se ka ndërmend ti japë 64 milionë dollarë”, ka denoncuar sot deputetja e PD-së Albana Vokshi në një dalje publike para mediave.
Mes shifrave më pas ajo ka prezantuar abuzimin sipas saj, ndërsa e ka cilësuar  këtë tërheqje, si një përpjekje të dyshes Rama – Beqaj për të shpëtuar nga skandali.
“Ky është një mashtrim skandaloz, një përpjekje për të shpëtuar nga skandali ku Rama, Beqaj dhe donatorja e tij janë kapur në flagrancë, duke vjedhur fondet e shëndetësisë, duke vjedhur paratë e shqiptarëve, duke manipuluar shifrat e check-up, për grup moshën 40-65 vjeç, një target grup prej 920 mijë personash. Sipas kontratës, pavarësisht numrit të personave që do bënin kontrollin, Edi Rama kishte planifikuar që të ndante me Vilmën e tij paratë për kontrollin e 920 mijë personave, edhe pse të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm 20 për qind e kësaj grupmoshe e bëjnë check-up-in. Pas fushatës dhe denoncimeve të Partisë Demokratike, Edi Rama pranoi se do ti japë para Vilmës së tij, jo për 920 mijë persona, por për 475 mijë. Dy ditë më parë ne treguam me prova e fakte se si kanë abuzuar në vitin 2015 duke paguar 1.7 miliardë lekë më shumë, për 100 mije kontrolle të pakryera kurrë. Pra të dashur qytetarë, vilma mori nga Rama 1.7 miliardë lekë për një punë që nuk e kishte kryer.
Kjo skemë do të zbatohej edhe në vitet në vazhdim”.
Duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e denoncimit të aferave korruptive të qeverisë, deputetja demokrate i bëri apel prokurorisë të hetojë me shpejtësi dhe të vërë para përgjegjësisë autorët e kësaj vjedhje.
“Propaganda e sotme e Edi Ramës, është thjesht një tërheqje pas denoncimit me prova e me fakte të Partisë Demokratike, mbi këtë abuzim skandaloz me shëndetin e shqiptarëve. Ne duam të ndajmë sot një betejë të fituar me korrupsionin e Edi Ramës, i cili sot u detyrua të përgjysmojë hisen e tij në këtë megaskandal. Por pavarësisht kësaj, Partia Demokratike i bën edhe një herë thirrje Prokurorisë të hetojë me shpejtësi, me përgjegjësi e me profesionalizëm, e të nxjerrë para ligjit e përgjegjësisë autorët e kësaj vjedhjeje me paratë e shëndetin e shqiptarëve”, përfundon deklarata e Albana Vokshit.
albana vokshi 26 janar 2016

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY