DETAJET/ Pse policia lidh vrasjet në Durrës me atë të Gaz Collakut

DETAJET/ Pse policia lidh vrasjet në Durrës me atë të Gaz Collakut

72
0
Shares

Në foto, pak momente pas vrasjes së Ervin Kodrës dhe Endri Caushaj më 20 dhjetor në Durrës

Detajet e reja të zbuluara nga grupi hetimor dhe identifikimi i personave të përfshirë në vrasjen e Collakut duke se po cojnë drejt zbardhjes së ngjarjes. Gjithcka nisi natën e 20 dhjetorit në Durrës ku u vranë me 33 plumba automatiku Ervin Kodrën dhe Endri Caushaj. Vrasja u konsiderua një larje hesapesh mes bandave, që vepronin në Durrës dhe në Tiranë. Në shënjestër kishte qenë Ervin Kodra. Nuk pati te arrestuar nga policia, por u vunë disa persona në përgjim. Mes tyre ishte edhe Gazmend Çollaku. Celulari i 33 vjeçarit ka qenë në përgjim ditët e fundit të dhjetorit dhe ditën që u mor peng. Të dhënat e para për policinë ishin se Gazmend Çollaku ishte shoqëruar me Ervin Kodrën, por më pas kishin pasur disa mosmarrëveshje, këtu përjashtohej një sherr i rastësishëm. Ndarja mes Çollakut dhe Ervin Kodrës ndodhi për prishjen e pazareve të drogës. Përgjigjia ishte e dhunshme pas 18 ditësh kur 4 persona të të maskuar dhe të veshur me uniforma policie e rrahën Gazmend Çollakun me shkopinj. Më pas e futën në makinë dhe

Në prani të qytetarëve makina tip Audi u largua pa lënë gjurmë.Trupi i Gazmend Çollakut u gjet mëngjesin e nesërm në Murqin të Krujës. Duart dhe këmbët, të lidhura me fasha plastike, dëshmonin për torturat ndaj Gazmend Çollakut. Por duket se autorët ishin në dijeni se Çollaku mbahej nën përgjim nga policia. Për këtë shkak mendohet se ata realizuan një manovër me celularin e Çollakut, në përpjekje për t’iu shmangur policisë. Ndërsa udhëtonin drejt Krujës, ata hoqën qafe celularin e pengut dhe e hodhën në Maminas. Policia e gjurmoi menjëherë dhe ngriti postblloqe në këtë zonë, me dyshimet se vrasësit udhëtonin drejt Tiranës.

Ndërkohë makina, largohej drejt Krujës. Ndërsa të premten në mbrëmje policia shpalli në kërkim Ervin Dalipaj, si i dyshuar për vrasjen. E shkuara e tij, tregon se ai kishte të dhëna për mënyrën si do të reagonte policia. Sipas njoftimit të policisë, “Ervin Dalipaj, 37 vjeç ka qenë me profesion Ish-Oficer Policie në funksione të ndryshme në Policinë e Elbasanit dhe Tiranës, në SHKB, dhe vitet e fundit Shef Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Policisë Tiranë me gradën Komisar”. Pavarësisht se vrasësit e hodhën celularin e Çollakut, duket se nuk arritën t’i shmangin postblloqet e policsë natën e 7 janarit. Prokuroria shpjegoi se prova që i “gozhdon” personat e dyshuar “është ndaluar dhe kontrolluar mjeti tip ML, i cili drejtohej nga shtetasi Shtraza dhe që shoqërohej nga një person tjetër. Gjatë kontrollit të mjetit, dy personave u janë gjetur disa celularë të fikur. Nga kjo e dhënë, policia ka krijuar dyshime dhe ka vendosur bllokimin e përkohshëm të mjetit. Në makinë u gjetën disa njolla gjaku, që më pas ishin gjetur edhe në fashat plastike me të cilat ishte lidhur Gazmend Çollaku. “Pasi u krahasuan, rezultuan të njëjta me gjurmën e gjakut të gjetura në fashën plastike me të cilën ishte lidhur viktima Çollaku” njoftoi prokuroria. Mbetet në pikëpyetje se kujt i përkasin gjurmët e gjakut, ndërsa Denis Shtrara u kap në Rina në tentativë për të ikur jashtë.abcnews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY