Entuziazmi i fejesës, është një nga momentet më të bukura të jetës, por ndonjëherë të gjithë e harrojmë nga pak veten dhe marrëdhënien, duke e bërë edhe më të vështirë të ardhmen.
Kjo ndodh edhe për shkak të disa gabimeve që bëjmë në fillim, të cilat koston e kanë më vonë, aq sa ndonjëherë mund të bëhen aq serioze sa të rrezikojnë vërtet lidhjen.
Nuk duam që ju të… Shikoni cilat janë gabimet më të shpeshta që bëjnë çiftet para se të fejohen. Ju mund të jeni një prej tyre!
Nuk ruani identitetin tuaj
Nëse interesat tuaja (dhe të partnerit mbi të gjitha), nuk kanë qëllime të qarta, atëherë hapi i radhës do të jetë i nxituar. Gjëja më e rëndësishme që duhet të kesh në marrëdhënie është fillimisht ajo që do të bësh për veten. A ndihesh mirë dhe rehat me të gjithë kohën që po kalon me partnerin dhe përveç kësaj, edhe kur je me të duhet të ruash identitetin tënd. Nëse nuk ke mundësi të merresh me veten, cilësitë, interesat dhe qëllimet e tua, si mund të kontribuosh në një marrëdhënie?
Po fejoheni për disa arsye të gabuara
1. Ora biologjike po troket…
2. Të gjitha shoqet janë fejuar, martuar dhe ti ke mbetur e vetme.
3. Ke një marrëdhënie më të gjatë se të gjithë ato që njeh rreth e rrotull…(është arsye kohe).
4. Partneri ka një stabilitet financiar, ndërsa ti jo (…edhe pse nuk jeni në një fazë për të hedhur një hap të tillë).
5. Nuk je e lumtur me këtë marrëdhënie, por je shumë e lodhur për t’u rikthyer nga fillimi për të kërkuar partner të tjerë.
Nuk keni biseduar asnjëherë për qëllimet e përbashkëta
Nëse nuk keni menduar, as diskutuar për një të ardhme së bashku, atëherë është më mirë që të mendohesh dy herë. Si individ, por edhe në çift, ju duhet të keni qëllime dhe t’i shihni ato së bashku, shkruan revista class. Të kesh objektiva për të ardhmen do të thotë të mbash gjallë edhe pasionin për t’i arritur ato, por do të thotë njëkohësisht edhe një shkallë më lart në marrëdhënien tuaj. Ju duhet ta shikoni bashkë të ardhmen.
Ëndërroni të jeni burrë e grua
Çfarë mund të ishte më bukur se sa planifikimi i martesës dhe ëndrra për të qenë së bashku? Por përfshirja e të gjithëve në këto plane, familjes dhe miqve, si dhe ëndrra e vazhdueshme për të qenë burrë e grua ju largojnë nga momenti dhe nga fokusi tek njëri-tjetri. Koha më e bukur është tani, ndaj sigurohuni të jeni më afër njëri-tjetrit për të shijuar çdo hap dhe për të qenë më të përgatitur për hapin final.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/