Policia e Elbasanit ka goditur një rrjet prostitucioni nga ku është vënë në pranga edhe drejtuesja e këtij rrjeti. Efektivët kanë vënë në pranga pas një hetimi me metoda speciale shtetasen Bajame Monci, 47 vjeçe, banuese në fshatin Shtërmen të Elbasanit.
Kjo shtetase, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi gjatë muajve Tetor-Dhjetor 2015, në qytetin e Cërrikut dhe të Elbasanit ka shfrytëzuar për prostitucion me klientë të ndryshëm shtetaset:
1. A.O, 48 vjeç, banuese në fshatin Shtërmen Elbasan.
2. A.M, 37 vjeç, banuese në Cërrik.
3. M.B, 43 vjeç, banuese në Cërrik.
Ndaj këtyre shtetaseve, ka nisur proçedimi penal në gjëndje të lirë.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Prostitucioni kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 114, 113, dhe 25 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/