Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Flet vajza e plagosur, zbardhen rrethanat e vrasjes së vajzës tjetër nga babai

01/02/2016
DETAJE/ Flet vajza e plagosur, zbardhen rrethanat e vrasjes së vajzës tjetër nga babai
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sipas të afërmeve të viktimës, Kujtim Ibraj ishte në gjendje të dehur në momenti që sulmoi dy vajzat e tij. Ai debatoi me familjen e tij, pastaj shkon të marrë kallashnikovin që e mbante të fshehur në oborr. Arma nuk shkrepi dhe ai e hedh armën në oborrin e komshiut.
Në këto momente, Elidona tenton të marrë policinë, gjë që u vu re nga babai i saj.
Menjëherë ai nxiton të marrë thikën dhe futet në banesë. Sapo sheh vajzën e tij Elidonën e qëllon me thikë në bark. Ajo ishte duke qëndruar në dhomën e saj kur i ati futet me vrull dhe e qëllon me thikë.
Motra e saj më e madhe, Esmeralda Ibraj, 22 vjeçe, ndërhyn për të ndaluar babanë e saj të qëllojë në drejtim të motrës së saj, por ishte vonë. Por i ati nuk u mjaftua që qëlloi ndaj vajzës së tij të vogël. 56 vjeçari qëllon edhe ndaj Esmeraldës, por fatmirësisht plagoset lehtë.

Arrestimi i autorit
Pas krimit del nga banesa dhe qëndron në rrugë derisa vjen policia që më pas e arreston.
Kujtim Ibraj, babai i 6 fëmijëve ishte i papunë.
Sipas të afërmve, ai shkonte në shtëpi thuajse çdo ditë i dehur. Në familjen e tyre kishte vazhdimisht debate që vinin si pasojë e varfërisë së skajshme dhe alkoolit që konsumonte kreu i familjes.
Ai jetonte në të këtë dhomë vetëm. Ndërsa bashkëshortja e tij me 6 fëmijët jetonte në dhomën ngjitur.
Ndërkohë, Kujtim Ibraj, është shfaqur sot i penduar për krimin. Përpara oficerëve të Policisë Gjyqësore ai ka thënë se ishte në gjendje të dehur dhe nuk donte kurrsesi të qëllonte vajzat e tij. Ibraj ka deklaruar se nuk mbante mend se çfarë kishte bërë dhe se nuk donte kurrsesi të kryente një veprim të tillë.

Flet vajza e plagosur
E pyetur nga oficerët e Policisës së Sektorit të Krimeve të Rënda, Esmeralda Ibra, 22-vjeçarja e plagosur, ka deklaruar se, ajo bashkë me motrën ishin të fejuara dhe shpesh herë babai kur i gjente duke folur në telefon i fyente me fjalë të rënda.
Ndërsa për ngjarjen e mbrëmjes së të dielës, ajo është shprehur se, rreth orës 19.00, babai kishte shkuar në shtëpi ishte i dehur, kishte nisur të bërtiste dhe pasi kishte dalë në oborr duke sharë, kishte tentuar t’i godiste të dy motrat.
“Fillimisht ai mori kallashnikovin, pasi ne iu kundërpërgjigjëm shuplakave të tij për t’u mbrojtur, por arma nuk shkrepi, është shprehur ajo, duke treguar se në momentin kur Elidona po telefononte policinë, ai mori një thikë nga kuzhina dhe e qëlloi.
Më pas ka qëlluar edhe atë kur ajo tentoi për t’i hequr thikën nga dora.

Familja Ibraj
Familja Ibraj, me origjinë nga Puka, prej disa vitesh kishte jetuar në Laç dhe më pas ishte shpërngulur në Tiranë. Për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike dhe paqëndrueshmërisë së Kujtimit, Lutfija, nëna e gjashtë fëmijëve, kishte kërkuar në gjykatë divorcin.
Shpesh herë, për shkak se jetonin në të njëjtën çati, 56-vjeçari i dhunonte fëmijët dhe ish-bashkëshorten, që disa herë kishin vajtur në Komisariat për ta denoncuar dhe më pas tërhiqeshin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

05/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
PE , sot rezolutë për Shqipërinë, u propozuan rreth 130 amendime

Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë 2025, për herë të parë nga 2015, jashtë ndikimit të qeverisë

05/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

05/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

“Luani të qetë mes engjëjsh në parajsë vogëlushë se tokën e kanë pushtuar ‘djajtë’!”

05/05/2026
Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

Kryesia e PD shpjegon me vendim refuzimin e Salianjit, Selës, Mulajt dhe Kokalarit

05/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.