Tregtarët e veshjeve të përdorura, që ndodhen në tregun pranë spitalit 5 në Tiranë kanë dalë në protestë për të kundërshtuar gjobat e vendosura nga bashkia. Ata po protestojnë përpara bashkisë, për gjobat e vendosura nga bashkia, të cilat sipas tyre janë të padrejta, pasi janë të pajisur edhe me licencë.
“Bashkia nuk na lë të punojmë dhe pse kemi plotësuar gjithë dokumentat”, u shprehën tregtarët. Nga ana tjetër policia bashkiake ka penguar protestën e tyre me arsyetimin se nuk kanë marrë leje.





